ISSH bën me dije se duke nisur nga dje ka hyrë në fuqi vendimi për llogaritjen e pensioneve suplementare të ish/ushtarakëve. Ndërkohë ISSH publikon edhe një udhëzim për të gjithë procedurat që do të ndjekin punonjësit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për të bërë të mundur që procesi i llogaritjes dhe rillogaritjes të përfundojë në kohë. Sipas udhëzimit inspektorët, brenda datës 15 tetor 2010, përgatisin listën emërore të përfituesve për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të pensionit suplementar të pleqërisë, të pensionit suplementar të invaliditetit, të pensionit suplementar familjar.
Kategoria e parë
Për personat që e drejta për përfitim, sipas Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, iu ka lindur nga data 27.06.2009 e në vazhdim, procedura e dorëzimit të dokumenteve dhe e caktimit të përfitimit do të jetë si më poshtë:
a) Inspektori i pensioneve suplementare, me paraqitjen e personave që përfitojnë nga Ligji nr. 10142, datë 15.05.2009, në zyrën e sigurimit suplementar, vë në dispozicion të tyre dy kopje të kërkesës-format për pension të parakohshëm apo për pension suplementar pleqërie, sipas rastit, si dhe listën e dokumenteve që ata duhet të paraqesin;
b) Inspektori e regjistron kërkesën në regjistrin e posaçëm duke i vendosur dhe numrin përkatës, çel një dosje, në të cilën vendos kërkesën bashkë me dokumentet e sjella nga përfituesi, e plotëson atë me dokumentet e tjera që jepen nga sigurimet shoqërore dhe e vendos në pritje për ta bashkëlidhur edhe me dokumentet që priten të vijnë të plotësuara nga Ministritë apo institucionet përkatëse. Inspektori orienton përfituesin që një kopje të kërkesës ta dërgojë pranë Institucionit që e ka nxjerrë në lirim, i cili do të plotësojë dokumentet e parashikuara në kreun e III-të, gërma “C”, pika “1”;
c) Me mbërritjen e dokumentacionit nga institucionet përgjegjëse për personin përfitues, inspektori i bashkon ato në dosjen përkatëse dhe brenda 2 ditëve, llogarit masën e pensionit, sipas përcaktimeve ligjore. Rregullat, procedurat e marrjes së vendimit, kartela financiare dhe urdhër pagesa janë të përcaktuara në Rregulloren nr. 25, datë 03.09.1999 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve suplementare të ushtarakëve” dhe në marrëveshjet për pagimin e pensioneve.
Kategoria e dytë
2. Për caktimin e pensioneve suplementare të ushtarakëve, që kanë ndërprerë karrierën para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 7496, datë 03.07.1991 “Për statusin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura”, do të zbatohet edhe kjo procedurë:
a) Përfituesi plotëson dy kopjet e kërkesës për pension dhe së bashku me dokumentet e tjera të parashikuara në kreun e III-të të Vendimit të sipërshënuar, i dorëzon ato tek inspektori pritës;
b) Inspektori e regjistron kërkesën në regjistrin e posaçëm duke i vendosur dhe numrin përkatës, nxjerr nga dosja e pensionit të pleqërisë formularin e vjetërsisë në shërbim, e fotokopjon atë në dy kopje dhe e bashkëlidh me kërkesën për pension. Brenda 5 ditëve, nga data e marrjes së kërkesës dhe dokumenteve të parashikuara, një kopje e saj së bashku me fotokopjen e formularit të vjetërsisë në shërbim i dërgohet zyrtarisht institucionit, i cili ka nxjerrë në lirim të interesuarin. Njëkohësisht, inspektori çel një dosje në të cilën vendos kërkesën s bashku me dokumentet e sjella nga përfituesi, e plotëson atë me dokumentet e tjera që jepen nga sigurimet shoqërore dhe e vendos në pritje për ta bashkëlidhur edhe me dokumentet që priten të vijnë të plotësuara nga Ministritë apo institucionet përkatëse. Me mbërritjen zyrtarisht të dokumentacionit në emër të personit përfitues, inspektori i bashkon ato në dosjen përkatëse dhe brenda 2 ditëve, llogarit masën e pensionit suplementar, sipas përcaktimeve ligjore.
Kategoria e tretë
3. Për rillogaritjen e pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet suplementare, që janë caktuar sipas Ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe Ligjit nr. 8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, do të ndiqet kjo procedurë:
a) Inspektorët, në mbështetje të kapitullit të V-të, germa “B” dhe bazuar në regjistrin themeltar të pensioneve e në inventarin e dosjeve në format elektronik, brenda datës 15 tetor 2010, përgatisin listën emërore të përfituesve për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të pensionit suplementar të pleqërisë, të pensionit suplementar të invaliditetit, të pensionit suplementar familjar dhe me shkresë përcjellëse ia dërgojnë Ministrive dhe institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar nga ato plotësimin për çdo individ të formularëve të miratuar me Vendimin e sipërshënuar, sipas përcaktimeve në kreun III, gërma “C”, pika “1”;
b) Inspektori, me ardhjen e dokumenteve individuale nga institucioni përgjegjës, brenda 2 ditëve bën krahasimin me formularin ekzistues dhe kur i gjen ato të sakta fillon rillogaritjen e masës së përfitimit, duke zbatuar të gjitha kriteret, që janë caktuar në Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009, dhe në VKM nr. 793, datë 24.09.2010;
c) Për rastet kur ka ndryshime dhe mospërputhje të të dhënave të dosjes me ato të ridërguara, inspektori me “AKT-PEZULLIMI” urdhëron pezullimin e pagesës së përfitimit, përgatit dhe dërgon njoftimin në institucionin përgjegjës dhe për përfituesin. Në vazhdim ndiqet procedura e saktësimit të përfitimit apo nxjerrjes së detyrimit, konform rregullave dhe dispozitave ligjore në fuqi. Formati i akt-pezullimit dhe proces-verbalit janë bashkëngjitur këtij udhëzimi;
d) Inspektori përpunues, pas rillogaritjes, përgatit për çdo përfitues një shkresë, me anë të së cilës e informon mbi masën përfundimtare të përfitimit dhe këtë shkresë së bashku me urdhër-pagesën e re e dërgon në qendrën paguese. Ky njoftim i jepet përfituesit nga qendra paguese në kohën që tërheq përfitimin;
e) Me rinovimin e dokumenteve, inspektori përpunues çdo vit do t`i kërkojë përfituesve deklaratën individuale të punësimit, sipas modelit të miratuar.
Kategoria e katërt
4. Për personat, të cilëve iu ka lindur e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, por nuk e kanë ushtruar ose e kanë ndërprerë atë për arësye të punësimit apo të vetëpunësimit, do të ndiqet kjo procedurë:
a) Me kërkesën e tyre dhe sipas procedurave të caktuara në pikën 1 të këtij Udhëzimi, iu çelet një dosje dhe caktohet përfitimi, konform dispozitave të Ligjit;
b) Masa e pensionit mujor vendoset deri në nivelin e një pensioni minimal, duke administruar në dosje deklaratën e punësimit, sipas formularëve përkatës;
c) Në rastet e deklarimit dhe vërtetimit nga ana e tyre për ndërprerje të punësimit apo vetëpunësimit, nga ajo datë, përfitimi vendoset e paguhet i plotë;
d) Kjo procedurë, me datë fillimi nga data 27.06.2009, do të zbatohet edhe për rastet e konstatuara “debitorë”. Ndalesa e detyrimit të krijuar do të vazhdojë në masën 50% të përfitimit mujor, të kësteve në vazhdim, deri në shlyerje. Shuma e përfitimit të pa tërhequr nga data 01.07.2009 e deri në momentin e fillimit të pagesës, do të llogaritet dhe do të evidentohet e kontabilizohet si shlyerje detyrimi në masën 50%.
Kategoria e pestë
5. Bazuar në nenin nr. 23, të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 dhe në kreun V, gërma “A”, të VKM nr. 793, datë 24.9.2010, rillogariten edhe pensionet e pleqërisë të ushtarakëve të trajtuar në reformë me VKM nr. 225, datë 29.05.1992 dhe VKM nr. 7, datë 10.01.1996, pensionet e caktuara sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, dhe për rillogaritjen e këtyre pensioneve ndiqet kjo procedurë:
a) Rillogaritja e pensionit të pleqërisë do të fillojë me kërkesën e personit të interesuar, të cilës i bashkëlidhet vërtetimi për pagat referuese të periudhës së trajtimit me pagesë në reformë, sipas VKM nr. 225, datë 29.05.1992 dhe VKM nr. 7, datë 10.01.1996. Vërtetimi lëshohet nga organet kompetente dhe dërgohet në strukturat e sigurimeve shoqërore nga vetë personi i interesuar;
b) Rillogaritja e përfitimit kryhet nga inspektorë e Degës së pensioneve, bazuar në këto dokumente dhe sipas procedurave të caktuara në Rregulloren nr.1, datë 21.10.2008;
c) Përveç rregullave të përcaktuara më sipër, do të zbatohen edhe rregullat e caktuara në Ligjin nr. 9588, datë 25.07.2006 “Për rillogaritjen e pensioneve”, dhe në Vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për zbatimin e këtij Ligji, për efekt të rillogaritjes së pensionit të pleqërisë, sipas Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, dhe për rillogaritjen e pensioneve suplementare, bazuar në Ligjin nr. 10142, datë 15.05.2009;
d) Për personat që ushtrojnë kërkesën në afatet e caktuara në kreun III, gërma “G”, e VKM nr.793, datë 24.09.2010, diferencat e pensioneve do të jepen nga data 01.07.2009, e në vazhdim. Në raste të tjera diferencat llogariten nga data e regjistrimit të kërkesës dhe dokumentave shoqëruese në Agjensitë e Sigurimeve Shoqërore. Personat e interesuar mund të marrin informacion për përfitimet e caktuara pranë DRSSH-ve ose në faqen e Internetit të ISSH-së.
Njohja e pensioneve për emigrantët, marrëveshje me 7 shtete
Ministri i Punës Spiro Ksera ka marrë pjesë në Konferencën e tretë Rajonale për Sigurimet Shoqërore, ku në qendër të takimit ka qenë njohja e pensioneve mes Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë dhe Turqisë. “Shqipëria ka një situatë sociale dinamike, e cila buron nga ritmi i lartë i zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, reformimi i thellë i jetës shoqërore dhe reflektimi i këtyre faktorëve në zhvillimet e popullsisë”, u shpreh Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta, Spiro Ksera, në Konferencën e Tretë Ministeriale mbi Koordinimin e Sigurimeve Shoqërore dhe Reformat e Sigurimeve Shoqërore në Evropën Juglindore, të mbajtur në Budva të Malit të Zi. Në këtë Konferencë të nivelit të lartë të organizuar nga Këshilli i Evropës Ministrat e Punës së gjashtë vendeve të Rajonit, respektivisht të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Kosovës, kanë diskutuar rreth hapave që do të ndërmerren për bashkëpunimin mes institucioneve të vendeve përkatëse për njohjen e reciproke të sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjen e shtetasve të tyre kudo që ndodhen. Duke e marrë fjalën në Konferencë Ministri Ksera theksoi se “gjatë viteve të fundit Shqipëria ka realizuar hapa të rëndësishëm përpara drejt normalizimit të jetës politike dhe ekonomike, thellimit të reformave dhe pergatitjes së kushteve për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE”. “Qeveria shqiptare ka trajtuar me vëmendje të veçantë politikat për mbrojtjen sociale, jo vetëm për faktin se shpenzohen burime financiare të konsiderueshme që zenë rreth 25% e buxhetit të shtetit dhe rreth 7% të GDP, por sidomos për shtritjen e gjerë dhe numrin e madh të njerëzve që trajtohen nga këto skema”, bëri me dije Ministri shqiptar i Punës. Ministri Ksera gjithashtu i informoi homologët e tij rreth inisiativës për aderimin e Shqipërisë në marrëveshjet europiane e më gjerë dhe konkludimin e marrëveshjeve bilaterale në fushën e sigurimeve shoqërore. “Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe institucione të tjera qëndrore dhe ekzekutive kanë ndërmarrë hapa konkrete për realizimin e marrëveshjeve bilaterale, kryesisht me shtetet fqinje, ku është edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë. Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje bilaterale për mbrotjen sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, e nënshkruar në vitin 2003 dhe që ka filluar të zbatohet”, bëri me dije Ministri. Në fund të Konferencës përfaqësuesit e Ministrive të gjashte vendeve nënshkruan Deklaratën që i hap rrugën bashkëpunimit rajonal për sigurimet shoqërore.
E lexova me vemendie te gjithe nnotimin tuaj
Nuk e kam te qarte qe jeni te gstshem per sqarime.
Une plotesova te gjitha kerkesat prane issh vlore dhe jam i ps kenaqur nga menyra e perllogaritieve nga ispektori.
1 Kam punuar si oficer ne Floten Luftarake nga Gushti i vitit 1972 deri ne Shtator te 1994.
Pet dy vjet isha ne pagese kalimtare.
Gjate kesaj kohe kam punuar ne shoqeri private me dokumentscion te regullt per nje periufhe 17 muaj.
Kjo periudhe qe ishte me paga te larta per kohen nuk me eshte llogaritur ne perllogaritjen e pendionit te pleqerise.
Periudhen nga shtatori 1996 dhe deri ne tetor 1998 issh e ka kollone zero.
Moshen 47 vjec e plotesoja ne dhjetor te 1997.A duhet te hidhet kjo periudhe si e siguruar ne baze te ststusit?perse ushtria nuk jep pagen bruto?Perse ushtria nuk na jep konvertimin e pozicioneve te punes qe kemi bere me ato te sotme.Po ju jap disa pozicione.kom grup anijesh luftarake= kom batslioni.pedagog ne shkollen e larte te marines= petagog ne akademine skenderbeg.etj.Ne shikojme qe nje grup karieristesh qe ngelen ne ushtri kane konvertuar ne favor te tyre pozicione dhe grada te pamerituara.
Kemi nje pyetie te gjithe oficerat
Jemi quajtur oficera ne rezerve dhe duhet te idhim te gatshem ne cdo moment dhe periudha deri sa dalim ne pension a eshte e detyrueshme nga shteto qe sigurimi te ishte i panderprere?Duke ju mirekuptuat jam ne pritje te pergjigjes tuaj