Home Aktualitet Buxheti i 2011-ës:Ja sa do rriten pagat dhe pensionet në fshat e...

Buxheti i 2011-ës:Ja sa do rriten pagat dhe pensionet në fshat e qytet

595
0

Pagat e administratës do të rriten nga 5-10 për qind sipas kategorive, po ashtu rritje do të kenë edhe pensionet. Kështu për pensionistët e fshatit do të ketë rritje me 10 për qind, kurse për ata në qytet do të ketë rritje 7-8 për qind. Kështu është shprehur dje kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ku shqyrtohej projekt buxheti për vitin 2011. Berisha tha se pr/buxhet përveç rritjes së pagave e pensioneve, janë parashikuar edhe investime kolosale në infastrukturës, i tuneli Tiranë-Elbasan dhe tuneli i Bulqizës.
Pagat e pensionet
Qeveria ka miratuar dje në mbledhjen e radhës projektbuxhetin për vitin 2011. Kryeministri Sali Berisha theksoi sot se pr/buxheti për vitin e ardhshëm do të ketë prioritet infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin si dhe do të realizojë në planin ekonomik rritje të pagave dhe pensioneve për qytetarët shqiptarë. Berisha bëri të ditur se pagat në administratën shtetërore do të njohin rritje sipas kategorive në masën 5 deri në 10 për qind. Kurse sa i përket pensioneve, kategoria e moshës që e përfiton në fshat do të njohë rritje me 10 për qind, dhe 7-8 për qind në qytet. Kreu i qeverisë tha se ky buxhet është rezultat i realizimeve të suksesshme të qeverisë. “pa këto realizime nuk do të kishim këtë buxhet. Jemi para një projekti tërësisht realist, që do të ruajë stabilitetin makroeknoomik si një mekanizëm thelbësor për zhvillimin e vendit”.
Ndarja e buxhetit
Në mënyrën sesi do ndahet buxheti për sektorë, Berisha tha se zëri kryesor i investimeve do jetë në infrastrukturë ku pritet të investohen 80 miliardë dollarë. Një investim gjigand, sipas Berishës do të jetë tuneli Tiranë- Elbasan. “Do jetë investim gjigant rruga e kombit, do shkurtojë 50 minuta”, tha Berisha.
Ndër investimet kryesore, kryeministri theksoi dhe investimin për tunelin në Bulqizë ndërsa theksoi se do të investohet për një sistem shëndetësor dixhital. Berisha tha se buxheti angazhon fonde të mëdha, për thellimin dhe vendosjen e sistemit më të mirë të taksës dixhitale, të regjistrit dixhital të tokës, të sistemit shëndetësor dixhital, të transaksioneve elektronike dhe e-bank dhe garanton mbështetjen më të fuqishme për fermerin shqiptar. Krahas projektit kombëtar të ullirit, do të mbështetet edhe projekti i ri i pesë drurëve frutorë, arrës, bajales, lajthisë, gështenjës dhe shegës. Ndër të tjera pr/buxheti synon që nga fundi i vitit 2011, pas identifikimit të çdo qytetari në mjerim, të mbështesë skemën e nxjerrjes së tij nga varfëria ekstreme; përcakton se thesari do të lëvrojë për paga, sigurime shoqërore dhe personel gjithsej 18 për qind të grantit për pushtetin vendo], ndërsa 82 përqind e grantit do të shkojë për qytetarin, për rrugë, kanalizime, kopshte, shkolla dhe transport publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here