Home Kosova Buhler: “Është hera e fundit që tërhiqemi”

Buhler: “Është hera e fundit që tërhiqemi”

297
0

Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler ka konfirmuar se ka tërhequr trupat nga fshati Rudare, në atë pjesë ku rruga ishte bllokuar nga serbët lokalë. Ai tha se e ka ndërmarrë këtë veprim, në shenjë të vullnetit të mirë për të stabilizuar gjendjen, ndërsa theksoi se kjo është hera e fundit që bëhen tolerime.

“Hoqa dorë nga e drejta ime për të përdorur dhunë, ka qenë hera e fundit dhe nuk do të ketë më tolerime. KFOR-i ka nevojë për lëvizje të lirë, herën tjetër do ta sigurojë lëvizjen edhe me dhunë nëse është e nevojshme”, tha Buhler. Ai gjatë një konference që mbajti në Mitrovicë, bëri të ditur se në pikën 31, gjendja po i kthehet normalitetit.

Previous articleQytetarët e Tiranës, homazhe për policin Enver Zymberi
Next articleAksident ne autostraden Rreshen-Kalimash, 1 i vdekur dhe 2 te plagosur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here