Home Politike Berisha: Ne sot lëvizim të lirë me kokën lart!

Berisha: Ne sot lëvizim të lirë me kokën lart!

664
0

Kryeministri Sali Berisha, është ndalur në qytetin e Fierit, ku ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie të këtij qyteti, z. Ilir Bele.
Në fjalën e tij para dhjetra qytetarëve të mbledhur në sheshin qëndror të qytetit, Berisha premtoi se “Aleanca për Qytetarin” është e vetmja alternativë për ndryshim.

“Gjenerata jonë që mblidhet në këtë shesh e ka të qartë se cilët ishim ne 20 vite më parë dhe cilët jemi ne sot, burrat dhe gratë sot që mbi muskujt tanë, mbi djersën tonë ngritëm një Shqipëri tjetër. Për këto vite, fierakët dhe shqiptarët realizuan ëndrrën shekullore të tyre”.

Më tej, shefi i qeverisë deklaroi se tashmë pas 20 viteve, lëvizim të lirë dhe pse kjo dëshmoi lodhje dhe mundim.

Ndërkaq, kandidati Bele, ndërsa premtoi zhvillim në këtë qytet, hodhi akuza ndaj kreut socialist.

“Fushata po përqëndrohet në deklarata boshe. Kundërshtari ynë thotë se nuk ka bërë asgje per qytetin dhe nuk ka ndërmënd të bëjë dicka për të ardhmen. Ku është stadiumi që premtoi, rrugët, shkollat, ç`farë bëri për shtatë vjet?

Ne kemi vendosur të gjallërojmë vetë lagjet me synimin që Fieri të jetë qytet lulesh dhe një mundësi jetese më të mirë për fierakët” tha më tej ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here