Home Politike Bashkia e Tiranës, Basha: Sot nisim një rrugëtim të ri

Bashkia e Tiranës, Basha: Sot nisim një rrugëtim të ri

588
0

Kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë betimin para këshilltarëve bashkiak, gjatë një ceremonie të zhvilluar në orën 13:20 minuta të ditës së sotme.

Në fjalën e tij, Basha uroi punë të mbarë për Këshillin Bashkiak dhe falënderoi qytetarët e Tiranës për këtë privilegj të jashtëzakonshëm. “Dua t`ju siguroj se administrata ime do të jetë gjithëpërfshirëse, ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësinë. Nisim një rrugëtim të ri, për të ndërtuar Tiranën që ne të gjithë duam dhe ëndërrojmë. Sot fillojmë punën për përmbushje me sukses të këtij misioni”, u shpreh Basha.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se të mërkurën pasdite do të hapë dyert e bashkisë për qytetarët. Po ashtu ai theksoi se do të përcaktojë orare zyrtare për takimin e qytetarëve me kryebashkiakun, për të biseduar për problemet e tyre. “Bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët”, u shpreh ndër të tjera ai.

Kreu i ri i bashkisë së Tiranës në fjalën e tij nënvizoi gjithashtu se si kryebashkiak do të përfaqësoj secilin nga qytetarët. “Është koha të shohim qytetin tonë si një familje e madhe”, vijoi në fjalën e tij Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here