Home Sport Barça fiton ne “El Clasico”

Barça fiton ne “El Clasico”

161
0

Nuk ndodh asgjë e pazakontë në “El Clasico” spanjolle. Barcelona fiton sërish përball Realit, këtë herë në shtëpinë e madrilenëve (1-3), duke mos i dhënë kënaqësinë Mourinjos që të fitojë për herë të parë në kampionat ndaj rivalëve të vetëm për titull.

Gjithçka filloi shumë shpejt për Realin, i cili përfiton nga një vendosje e keqe e mbrojtjes, për të kaluar në avantazh pas 23 sekondash lojë. Avantazhi i dha mundësinë vendasve të vazhdonin të ushtronin presion edhe në minutat në vazhdim në pjesën e pare, duke prishur lojën me shumë pasime të katalanasve.

Gjithsesi, me Mesin në fushë gjithmonë ka surpriza. Ylli argjentinas, në minutën e 30-të gjen hapësirën e duhur për t`i servirur një asist Alexis Sanchez, i cili arrin të shënojë duke barazpeshuar shifrat.

Pjesa e dytë flet më shumë për skuadërn e Guardiolës, e cila falë presionit çorienton kundërshtarin duke i shtyrë drejt autogolit. Goditja e Ksavit devijohet nga Marcelo, i cili i dhuron kështu avantazhin Barcelonës.

Këtu përfundon presingu u Realit dhe Barca del në lojën e saj duke qarkulluar topin me pasime të shumta. Në minutën e 66-të, një krosim perfekt i Dani Alvesh shndërrohet në golin e tretë për skuadrën blaugrana nga Fabregas.

Minutat e mbetura mbeten në administrim të Barcelonës, ndërkohë që Mourinjo me yjet e tij largohet kokëulur nga kjo humbje, edhe pse Reali vazhdon të kryesojë në renditjen e kampionatit spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here