Home Sport Barazon Juve, s`ka gola në Itali

Barazon Juve, s`ka gola në Itali

556
0

Në një javë tejet të varfër futbollistike italiane, Juventusi nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim pa gola në transfertë te Chievo, duke iu bashkangjitur Napolit në radhën e ekipeve që dështuan këtë javë në Serie A.

Pavarësisht dominimit gjatë pjesës më të madhe të takimit, Juventusi nuk arriti të shënonte asnjë gol të vetëm.

Me barazim përfunduan edhe të gjitha ndeshjet tjera të orës 15:00 (Atalanta – Udinese, Genoa – Lecce, Cagliari – Udinese), përveç Bolonjës që shënoi dy gola në fitoren ndaj Novarës.

Edhe pas javës së gjashtë Juventusi mbetet lider me 11 pikë në tabelën e Serie A, po aq sa ka edhe Udinese, ndërsa Napoli, Cagliari dhe Palermo janë në vendin e tretë me nga 10 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here