Home Aktualitet Babagjyshet grabisin nje argjendari ne TEG (Video)

Babagjyshet grabisin nje argjendari ne TEG (Video)

654
0

grtabitjaPolicia thotë se dy armë zjarri janë gjetur në zonën e Sanatoriumit, pak kilometra larg qendrës tregtare “TEG” në kryeqytet, ku pasditen e djeshme katër persona të maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri shfrytëzuan atmosferën e festave për të grabitur një argjendari.

Ngjan si një skenë e filmave hollivudianë, por kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 17:30 të 24 dhjetorit në një dyqan argjendarie “Xhelozia” në qendrën tregtare “TEG” në periferi të Tiranës.

Katër grabitësit të veshur si babagjyshë, kanë luajtur me fëmijët në “TEG”, dhe për një moment kanë nxjerrë armët dhe i janë drejtuar një argjendarie në katin e parë të qendrës tregtare, në pronësi të shtetasit A. Sh.

Armët janë gjetur sot në mëngjes në një kosh plehrash në zonën Sanatoriumit, pikërisht në një rrugë që lidh këtë zonë me Farkën, ku ndodhet dhe qendra TEG. Policia thotë se armët dyshohet se i përkasin autorëve të grabitjes .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here