Home Bota Avionet bombardues ruse fluturojne afer brigjeve amerikane

Avionet bombardues ruse fluturojne afer brigjeve amerikane

719
0

Avionët amerikanë kanë zbuluar dy bombardues rus TU-95, të shoqëruar nga dy avione luftarakë SU-35, teksa po fluturonin në afërsi të bregdetit të Alaksës, ka njoftuar Komanda e Mbrojtjes së Hëpësirës Ajrore të Amerikës Veriore (NORAD), më 4 maj.

Zyrtarët kanë thënë se pas shumë vjetësh bombarduesit rusë janë shoqëruar nga avionë luftarakë rusë, raporton rel.

Avionët rusë fluturuan rreth 50 milje nga bregdeti i Alaskës më 2 maj, kanë thënë zyrtarët.

Ata kanë fluturuar jashtë hapësirës ajrore amerikane, por kanë qenë në zonën në perimetër prej 200 miljesh, ku ushtria amerikane kërkon nga drejtuesit e mjeteve fluturuese të identifikojnë veten.

Avionët luftarakë amerikanë F-22 kanë vëzhguar fluturimin e avionëve rusë.

Zëdhënësi i NORAD, Kapiteni, Scott Miller e ka përshkruar komunikimin me avionët rusë si “profesional” dhe ka thënë se historikisht avionët ushtarakë rusë dhe ata amerikanë janë takuar jashtë Alaksës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë fluturimet mbi ujërat neutrale në Oqeanin Paqësor, përgjatë ishujve Aleutian, ishin “rutinë” dhe ishin në përputhje të rregullave ndërkombëtare të hapësirës ajrore.

Previous articleDenoncimi ndaj saj, Roza Lati: “Do ta paguaj me kastravecë”
Next articleKryeministri Rama kujton 5-majin me nje urim ne FB

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here