Shoferi i furgonit me pasagjerë dhe shoferja e mjetit tip Ford janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës si përgjegjës të aksidentit tragjik me 3 të vdekur dhe 11 të plagosur. Aksidenti i rëndë u shënua dje në orën 14:10 minuta në aksin Gjirokastër- Jergucat, në vendin e quajtur kthesa e Vanistrës.
KUSH JANE TË ARRESTUARIT
Xhevair Lika është shoferi i furgonit taksi me targa GJ 253 A që po udhëtonte nga Gjirokastra për në Kakavijë. Në vendin e quajtur kthesa e Vanistrës, furgoni është përplasur me Fordin me targa Tr 6415 T që po dilte nga një rrugë dytësore nga fshati Vanistër për në rrugën kryesore me drejtim Gjirokastrën. Fordi drejtohej nga Entela Bitri, 40 vjeçe, edhe kjo e ndaluar.
Entela Bitri është e bija e Tahir Bitrit, 73 vjeç, mjek i njohur në Gjirokastër i cili gjeti vdekjen në aksident. 40 vjeçarja po udhëtonte së bashku me të atin, Tahirin dhe të ëmën Ereniqi Bitri në makinën e tyre tip ford. Aksidenti ndodhi në momentin kur mjeti doli nga rruga dytësore nga fshati Vanistër. Policia informoi dje 40 vjeçarja së bashku me të ëmën ndodheshin të shtruar në spitalin rajonal Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Pasi furgoni është përplasur me Fordin është përplasur dhe me një automjet tjetër tip Reno Klio me targa Gj 1348 B, që drejtohej nga shtetasi Lester Aliko, i cili po udhëtonte nga Jergucati në drejtim të Gjirokastrës.
JA AKUZA
Policia deklaroi sot në mëngjes se arrestimi i tyre në flagrancë është bërë në përfundim të veprimeve paraprake të ktyera nga Specialistët e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Gjirokastër si dhe të grupit Hetimor. Ata akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor “ parashikuar nga neni 290/1 të Kodit Penal. Në aksidentin e djeshë humbën jetën Tahir Bitri, 73 vjec, Sose Nikolla, 70 vjece nga Gjirokastra, Shpetim Cela, 26 vjec nga Korca. Në Spital Ushtarak ndodhen Klodian Shuaipi, 27 vjec, Lediona Zeno, 28 vjece, Anxhela Bedaj, 20 vjece. Të plagosur të tjerë janë Ereniqi Bitri Entela Bitri, Xhevahir Lika, Ana Zeno, Arben Sulejmani, Iljaz Beqiri, Alket Musaraj, Anxhelo Abazi.