Home Aktualitet Sherri për pronën, ekzekutohet familja në Lezhë

Sherri për pronën, ekzekutohet familja në Lezhë

676
0

Tre pjesëtarë të një familjeje u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme (e hënë 24 shtator) rreth orës 21: 30 minuta në oborrin e banesës së tyre në fshatin Blinisht, 10 km larg qytetit të Lezhës. Një fqinj i familjes Shtjefni gjeti të masakruar nga plumbat viktimat Rrok Shtjefnin, 50 vjeç, bashkëshorten e tij Miranda po 50 vjeç, dhe djalin e tyre Fatjon 24 vjeç.

Korrespondeti ynë në Lezhë Julian Hila në raportimet të shpeshta informoi mbrëmë se mbi tre pjesëtarët e familjes janë derdhur dhjetëra plumba duke mos u dhënë mundësi jete dhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Forcat RENEA nga Shkodra dhe policia e Lezhës vazhdojnë kërkimet e autorit i cili dyshohet se është fqinji i tyre, Kastriot Zhuba, i afërm i kryekomunarit të Blinishtit. Sipas policisë, Zhuba i njohur për precedentë të mëparshëm penale, gjatë momentit të ekzekutimit të familljes Shtjefni mendohet të ketë qenë i dehur.

Mendohet se autori ka qëlluar nga oborri i tij pasi shtëpitë e tyre ishin vetëm 5 metra larg njëra-tjetrës. Po dje në Divjakë një i ri u ekzekutua në mes të qytetit.

Rrok Shtjefni – 50 vjeç (babai)
Miranda Shtjefni – 50 vjeç (Bashkëshortja)
Fatjon Shtjefni – 24 vjeç(djali)

SHPALLUR NE KERKIM: Kastriot Zhuba – 47 vjeç

Fqinji i familjes Shtjefni, njëkohësisht i afërm i kryekomunarit të Blinishtit
Ora 23:16
Familjarët e viktimave tregojnë se ngjarja ka si pasojë një zënkë mes viktimave dhe autorit të ngjarjes.

Vëllai i kryefamiljarit Rrok Shtjefni tha për korrenspondentin e TV A1 Report ! “Ishin të tre duke kaluar përpara shtëpisë së tij kur i vrau”, ai shtoi më tej “Familja ka edhe fëmijë të tjerë veç djalit të vrarë”

Kapja e autorit të ngjarjes mund të jetë në një hark kohor të shkurtër, pasi fshati Blinisht është vetëm 10 kilometra larg qytetit të Lezhës. Për këtë arsye policia mendon se ai mund të jetë fshehur në malin afër fshatit Blinisht. Në lidhje me autorin e dyshuar të ngjarjes të rëndë, korrespondenti Julian Hila njoftoi se Kastriot Zhuba është i martuar me dy fëmijë, dhe kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga emigracioni.

Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes tragjike në fashtin Blinisht të Lezhës, dyshohet të jetë shtetasi Kastriot Zhuba, 47 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia. Të njëjtat burime thonë se Zhuba është person me precedentë penal. Ndërkaq gjatë momentin të krimit, mendohet se 47 vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur.

Ora 22:00
Në një linjë telefonike me gazetaren e A1 Report Ola Bruko, drejtori i Policisë së Lezhës, Muharrem Furriku dha detaje mbi ngjarjen tragjike për familjen Shtjefni. Sipas tij, 3 personat janë qëlluar teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë së tyre nga komshiu rreth orës 21:30. Shtëpitë e tyre janë vetëm 5 metra larg njëra-tjetrës, dhe sipas Furrikut është qëlluar nga oborri i fqinjit, i cili është shpallur në kërkim dhe është me precedente të mëparshëm penale. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Sipas drejtorit Furriku, mendohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes familjes Shtjefni dhe fqinjit, pasi nuk ka qenë i evidentuar ndonjë konflikt i mëparshëm midis tyre. Furriku njofton gjithashtu se po kontrollohet e gjithë zona nga policia e Shkodrës dhe forca të FNSH-së. Ndërkaq, grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas korrespondentit në vendngjarje, Julian Hila, mësohet se 3 personat pjesëtarë të një familjeje, konkretisht burri, gruaja dhe djali i tyre, janë gjetur të vrarë në banesën e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blinisht të Lezhës. Bëhet e ditur se personi i cili ka kryer masakrën ndaj pjesëtarëve të familjes, është identifikuar nga ana e policisë dhe është shpallur në kërkim.
Policia në vendngjarje pritet të zbardhë motivet që kanë çuar në vrasjen e familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here