Home Aktualitet Korçë, kryekomisari arrestohet për mitmarrje

Korçë, kryekomisari arrestohet për mitmarrje

486
0

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me seksionin e Task Force të Prokurorisë së rrethit Korçë, arrestoi sot në kushtet e flagrancës Shefin e Komisariatit Korçë, Kryekomisar Nikolin Thana, duke marrë si mitmarrje shumën prej 100 mijë lekësh të reja. <br><br>Së bashku me Kryekomisar Thanën, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe shtetasi Hysni Myrtollari të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çështje përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh. <br><br>“Prej disa kohësh, pas sinjalizimeve për afera korruptive, SHKB, kishte filluar hetimet, ndaj shtetasve të sipërpërmendur, të cilat sot u finalizuan me arrestimin e tyre.” sqarohet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme. Materialet hetimore në ngarkim të tyre, do t’i dërgohen në vijim prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë.

Previous articleLedio Mehmeti pozon per Versace
Next articleAksidenti me 3 të vdekur, 11 të plagosur, në pranga 2 shoferë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here