Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet.
Përmban; Vit. A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E, Biotinë, Acid folik, Acid oleic, Acid linoleik, Zink, Kalcium, Magnez, Hekur, Kalium, Potasium, Proteina, Karbohidrate, Beta-sitosterol, Vitamina e Minerale esenciale, Sidomos Vit E (rreth 88%) e cila njihet për vetitë e saj Rinuese. Të gjitha keto i japin lajthisë një vend shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit. Të konsumosh vetem 25-30 gramë në ditë është e mjaftueshme për të marrë VITAMINËN E dhe një mënyrë shumë e mirë në mbrojtjen e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Ky vaj i cili ka ngjyrë të verdhë dhe aromë të mrekullueshme, nëse përzihet me ndonjë vaj esencial ka cilësi të shumëfishta. Luan një rol shumë të rëndësishëm në zhivillimin e organizmit, zhivllimin mendor, muskular dhe kockor (sidomos për fëmijët që janë në rritje e sipër). I pajisur me kaq shumë vlera ushqyese natyrale, mund të përdoret për sallatëra, ëmbëlsira, sallatë frutash, si aromatizues etj.
Përdorimi në estetik;: Vaji i lajthisë përdoret për masazhe të fytyrës dhe trupit, aromaterapi dhe relaksues perfekt. Ushqen në thellësi lëkurën, e rinon, i jep freski dhe shkëlqim lekurave të lodhura dhe të keqtrajtuara. Falë të gjitha vitaminave që përmban e rigjeneron dhe e ëmbëlson pamjen e saj. Cfarëdo lloj lëkure që të keni, ajo mund të përdoret për kujdesin ndaj saj dhe rituale bukurie në çdo kohë.
Vaji i lajthisë vepron si emolient dhe zbutës, yndyrnat e pangopura dhe acidi linoleik e ndihmojnë atë të zbusi lëkurën në thellësi. Pra, ky eshtë shumë i përdorur sidomos në hidratimin e lëkurave të thata, ndërkohë që stabilizon yndyrën tek lëkurat mikes dhe të yndyrshme. Ky përthithet shumë lehtë nga lëkura. Nuk ka efekte anësore dhe përdoret në shumë produktë kozmetike. Ka veti antibakteriale (falë së cilës ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve) gjithashtu ka veti shtrënguese (tonifikuese) për lëkurën dhe ndihmon në mbylljen e poreve. Vetitë e shëndetshme rivitalizuese që ka, e bënë përfekte për masazhe fytyre dhe trupi.
Shumë i përdorur në Aromaterapi, të jep një eksperience fantastike, qetësuese, rigjeneruese, lehtësuese të stresit mendor dhe fizik të dhuron një ditë çlodhëse dhe të këndshme. Përveçse çliron nervat e acaruara, masazhi i rregullt me këtë vaj ndihmon edhe në forcmin e kapilarëve të lëkurës.E pra, nëse po kërkoni diçka të pagabueshme për veten ja ku e keni, një vaj fantastik 100% Natyral dhe të freskët, i cili nuk lë ndjesinë e yndyrës.
Vaji i lajthisë përdoret edhe si mbrojtës diellor, bllokon rrezet e dëmshme të tij. Për një efekt sa më të mirë ai mund të përzihet me vaj Suzami, i cili kemi thenë që përmban SPF Nayrale, ose me vaj avokadoje dhe arre. Siç e përmendëm edhe më lart, Vitamina E e bën këtë vaj antioksidant primar. Vitamina E zgjidh shumë probleme të moshës, si rudhat, poret e hapura apo kapilarët e kuq. Radikalet e lira japin maksimumin e tyre në shaktërrimin e lëkurës dhe qelizave të saj por aplikimi i rregullt i vajit të ljathisë do te na ndihmojë për të eliminuar veprimet negative të radikaleve të lira.
Përdorimi për flokët. Shumë e shumë njerëz sot po i lyejnë floket qoftë për mode, qoftë për të mbuluar thinjat. Por larja e shpeshtë bën që ato të duken të zbehta dhe pa jetë. Për ta ruajtur efektin e bojës për një kohë sa me gjatë dhe sa më intensive, aplikoni vaj Lajthie para larjes normale me shampoo, ose shtoni vaj lajthie në përzierjen e bojës. Kjo mënyrë do ta forcojë flokun, do t’u dhurojë shkëlqim, butësi e gjallëri falë Vitaminave e Mineraleve kryesisht Vit E dhe Biotin, shumë të rëndësishme për parandalimin e rënies.
KUJDES! Të gjitha këto cilësi që përmendëm, i përmban vetëm vaji i Cilësisë së Parë. Një vaj i përpunuar, i vjetër, me konservantë, dhe i ruajtur në kushte jo të mira, nuk ka as 1 / 100 e këtyre cilësive magjike.