Home Aktualitet Aksident i rende ne Gjirokaster, 5 te vdekur

Aksident i rende ne Gjirokaster, 5 te vdekur

589
0

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e një tjetri, ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në aksin Gjirokastër-Valare. Përplasja e dy makinave me njëra-tjetrën, duket se ka qënë fatale për pesë nga pasagjerët.

Makinat e përfshira në aksident janë një Benz me targa të Gjirokastrës 94 73 A dhe një Mitsubishi po me targa të Gjirokastrës 14 10 B, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, të ndodhur 1 km larg fshatit Valare.

Mësohet se pesë viktimat, 3 femra dhe dy meshkuj, udhëtonin me mjetin tip Mitsubishi. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit, si Thoma Qendro. Ndërsa personi i plagosur udhëtonte me mjetin tip Benz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here