Home Shendetesi 10 bimet qe ndihmojne per nje frymemarrje te fresket

10 bimet qe ndihmojne per nje frymemarrje te fresket

786
0

Si të largojmë erën e pakëndshme të gojës? Nga vaji i mentës e deri te çimçakizi me përbërësit e lëvores së Manjolias, Barbara Lantin, një studiuse bakteriologe amerikane na tregon alternativat e trajtimit për uljen e aromës së pakëndshme të frymëmarrjes.

Majdanozi i freskët
Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.

Rrëshira
Rrëshira natyrale disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.

Shpëlarës antibakterial

Një gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.
Jogurti i freskët
Studimet kanë treguar se jogurti i freskët ul nivelin e hidrogjen sulfiteve, të cilat prodhohen nga bakteret në gojë dhe shkaktojnë një aroma të pakëndshme. Bakteret Lactobacillus bulgaricus dhe Streptocoçus thermophilus që gjenden te jogurti asgjësojnë bakteret e “këqija në gojë”.
Shpëlarja më soda
T’i lash dhëmbët me soda apo soda bikarbonat, ndihmon në uljen e aciditetit në gojë i cili shkakton shijë të thartë dhe aromë të pakëndshme të frymëmarrjes. Studimet e publikuara në vitin 1996 dhe në 1998 kanë treguar se pastat e dhëmbëve që përmbajnë 20 për qind soda reduktojnë aromën e keqe të gojës për rreth tre orë.
Vaji i mentes
Disa praktikues të shëndetit natyral besojnë se tabletat me vaj mente e mbajnë gojën tuaj të freskët. Po këtë konkluzion treguan edhe studimet e mëtejshme të shkencëtarëve.
Farat e koprës
Përtypja apo mbajtja në gojë për pak kohë e farave të koprës pas ngrënies së mëngjesit ka qenë një mënyrë tradicionale për të mbajtur aromën e gojës të freskët. Studimet kanë treguar se kopra përmban disa përbërës antibakterialë.
Majdanozi
Përbërës antibakterialë gjenden të vaji i majdanozit dhe vaji i lulediellit. Shkencëtarët dhe studimet kanë rezultuar në publikime thuajse kontradiktore lidhur me këto produkte nëse sjellin aromë të mirë apo të keqe të gojës. Megjithatë studimet treguan se majdanozi përmban përbërës antibakterialë.
Çimçakizi me manjolia
Lëvorja e kësaj bime përmban disa elementë të cilët ndihmojnë në trajtimin e të vjellave, tretjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Studime të tjera kanë treguar se ajo ndihmon për një frymëmarrje të freskët.
Pastruesit e gjuhës
Bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndshme të frymëmarrjes qëndrojnë në gjuhën tuaj, prandaj është e nevojshme që ajo të pastrohet vazhdimisht.

Përbërësit që ulin aromën e pakëndshme të frymëmarrjes

– Majdanozi i freskët
– Rrëshira
– Shpëlarës antibakterial
– Jogurti i freskët
– Shpëlarja më soda
– Vaji i mentes
– Farat e koprës
– Majdanozi
– Çimçakizi me manjolia
– Pastruesit e gjuhës

Kujdesi për dhëmbët dhe infeksionet

Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Ajo mund të jetë vitaminë ose e ngjashme me të dhe është e pranishme në çdo qelizë të trupit të njeriut që përveç të tjerash mundëson qelizat të marrin frymë.

Koenzima Q10 mban te freskët gojën

Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10 e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm. Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet.

Bakteret dhe infeksioni i mishit të dhëmbëve

Një higjienë e keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve. Me kalimin e kohës ngurtësimi bëhet më i fortë dhe më i vështirë për t’u shkatërruar.

Kariesi një proces shkatërrues për dhëmbin

Kariesi përbën një proces shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteret e pranishme përreth sipërfaqes së dhëmbëve (pllakëzat bakteriale). Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është më shumë se sa 350, por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit. Pjesa më e madhe e baktereve të implikuara në pllakëzat bakteriale të krijuara në sipërfaqen e dhëmbëve përfaqësohen nga: streptokoko mutans lactobacilli dhe actinomiceti. Këto baktere në qoftë se nuk do të lëvizen dhe të pastrohen nga furça e dhëmbëve, bien në kontakt me sheqernat që janë prezente tek ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ato që i japin këtyre baktereve forcën për të filluar shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit, duke arritur deri në thellësi të tij. Kjo ndikon negativisht në shëndetin e dhëmbëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here