HYRJE Bota Sulm terrorist ne Filipine, deri tani raportohen 36 te vdekur

Sulm terrorist ne Filipine, deri tani raportohen 36 te vdekur

0
65

Të paktën 36 trupa janë gjetur në resortin turistik në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku një person i armatosur hapi zjarr gjatë natës.

Shumica e të vdekurve u asfiksuan nga tymi toksik, thanë zyrtarët për BBC. Personi i armatosur, kombësia e të cilit nuk është ende e ditur, filloi të shtënat në kazinonë e resorit “Ëorld Manila” në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia tha se më vonë atentatori vrau veten.

Filipinet janë tronditur së fundi nga incidente terroriste, veçanërisht në ishullin jugor të Mindanaos, në qytetin Maraëi të të cilit, forcat qeveritare luftojnë ndaj militantëve të lidhur me Shtetin Islamik për kontrollin e qytetit.

Beteja për Maraëin, një qytet kryesisht me myslimanë, ka detyruar të zhvendosen të paktën 70 mijë njerëz dhe deri tani numëron 140 viktima. Lufta nisi javën e kaluar, kur nisi edhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here