Home Ekonomi Rritja ekonomike e Shqiperise pritet të vazhdojë dhe në 2017-2019

Rritja ekonomike e Shqiperise pritet të vazhdojë dhe në 2017-2019

658
0

Vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik që pritet të vazhdojë në periudhën 2017-2019. Kështu shkruhet në vlerësimin për Shqipërinë gjatë dialogut vjetor të politikave ekonomike që u mbajt sot mes përfaqësuesve të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Sipas vlerësimit, Shqipëria i ka zbatuar pjesërisht udhëzimet e përcaktuara politike të vendosura në konkluzionet e Dialogut Ekonomik dhe Financiar të majit 2016.

‘’Me gjithë progresin, pengesat strukturore për zhvillimin dhe konkurrencën përfshijnë pronësinë ende të paqartë mbi tokën, qasjen e ulët në financë, një nivel të lartë informaliteti dhe korrupsioni, një barrë rregullatore të tepruar dhe paparashikueshmërinë në sistemin gjyqësor, çka dekurajon investimet e huaja dhe të brendshme”, shkruhet në vlerësimin për Shqipërinë.

Raporti i huave të këqija ka mbetur i lartë, me gjithë zbatimin e pjesshëm të strategjisë për zgjidhje dhe futjen e zbritjeve të detyruara nga taksat.

Sipas raportit përmirësime janë arritur përmes futjes së sistemit të lejeve elektronike të ndërtimit, masave që trajtojnë ekonominë informale, si dhe hapave për nxitjen e qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here