Rriten perseri tarifat per udhetaret nga aeroporti “Nene Tereza”

0
329

Nuk është aspak çudi se ne shqiptarët udhëtojmë më shtrenjt me avion se fqinjët apo qytetarët e vendeve europiane.

Jo vetëm që aeroporti i Rinasit nuk ka konkurent, pra është i vetmi operator në vend, por edhe shteti vetëm i rrit taksat nga viti në vit. Kështu, Albcontol ka nisur nga janari të vjelë tarifë fikse më të lartë për çdo fluturim, që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Eurocontol vihet re se pagesa është dukshëm më e lartë se ajo që është aplikuar gjatë vitit 2016.

“ Taksimi për pagesën mbi terminalin për çdo fluturim që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për vitin 2017 është 202 euro. Norma e interesit për pagesat e vonuara të detyrimeve të terminalit është 9.88 %. Pagesat duhet të bëhen vetëm në euro. Organizata Eurocontol është e ngarkuar në mbledhjen e pagesave të terminalit në emër të Albcontol”, thuhet në njoftimin e Eurocontol, raporton tv Scan.

Kjo tarifë vitin e kaluar ishte 158.7 euro ndërkohë që norma e interesit për pagesat e vonuara ka qenë më e lartë, konkretisht në 10.06 për qind.

Edhe pse 1 vit më parë ndryshoi marrëveshja e TIA me qeverinë shqiptare dhe u lejua të ndërtohej një aeroport i ri në Kukës, ende nuk është bërë asnjë hap nga qeveria në këtë drejtim. Me ndërtimin e një aeroporti të ri në vend, do të rritej konkurenca dhe për pasojë do të kishim bileta më të lira.

Aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) që nga tetori i 2016 janë blerë nga një kompani kineze me bazë në Hong Kong.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here