Entela Bakalli dhe bashkëshorti i saj u përplasën sot në mëngjes nga një furgon mallrash me targa AA775 FK në vendin e njohur si Ura e Gjoles, pranë Fushë Krujës.
Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 24 vjeçares ndërkohë që bashkëshorti Bardhyl Bakalli, 28 vjeç është dërguar në spital në gjëndje të rëndë.
Nga të dhënat e para mësohet se furgoni i mallrave me targë AA775 FK ka dalë nga rruga duke përplasur çiftin.