Home Politike PD plan protestash për të bllokuar Ruçin e Xhafën?

PD plan protestash për të bllokuar Ruçin e Xhafën?

2382
0

Sesioni i ri parlamentar do të nisë me protesta. Burimet i thanë Ora News se Partia Demokratike po përgatit të protestojë para Kuvendit, të shtunën e 9 shtatorit ku deputetët do të votojnë për qeverinë e re.

Vendimi në selinë blu pritet të merret në fillim të javës kur do të mblidhet dhe grupi parlamentar, ndërsa ende nuk sqarohet në qoftë se nëpërmjet protestës, demokratët do të synojë të bllokojë seancën parlamentare.

Skenarët e protestës po diskutohen në forumet organizative, ndërsa burime të besueshme theksojnë se po mendohet që ajo të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit me synim për të pamundësuar votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm.

Ditën që Rama shpalli qeverinë e re, kryetari i Partisë Demroaktike Lulzim Basha, reagoi duke theksuar se ai konsolidoi dhe riktheu në pushtet elitën komuniste, ndërsa sipas tij, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre duke përmendur, Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafën, Ditmir Bushatin dhe Sonila Qaton.

Seanca e parë parlamentare për konstituimin e qeverisë së re nuk do të jetë e qetë, pasi deputetët demokrat do të kërkojnë më ngulm që të mbajnë fjalime të cilat do të shënjestrojnë me akuza kryesisht Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën.

Por krahas aksionit opozitar, kjo jave do të jetë intensive për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi do ti duhet të zgjedh emrat që do e përfaqësojnë në organet e Kuvendit por edhe për funksionarët e grupit parlamentar.

Basha ende nuk ka vendosur për kryetarin e ri të grupit parlamentar por as për kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare të cilët në bazë të rregullores i përkasin Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here