Home Politike Nishani bllokon emërimin e Ina Ramës

Nishani bllokon emërimin e Ina Ramës

652
0

ina-ramaPresidenti Bujar Nishani ka bllokuar emërimin e Ina Ramës, ish- kryeprokurore, si gjyqtare apeli. Agjencia BIRN raporton se Presidenti ka përdorur fuqinë e tij si kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mbajtur pezull kërkesën e zonjës Ina Rama. “Nishani ka shmangur një seancë dëgjimore me trupën kolegjiale për gati dy muaj. Nishani e shkarkoi Ramën si prokurore e Përgjithshme në fund të nëntorit, edhe pse shumë ekspertë kushtetues thonë se mandati i saj nuk përfundonte deri në prill të vitit 2013. Pas shkarkimit, Ina Rama kërkoi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në janar që të kthehej në profesionin e vjetër si gjyqtare, duke kërkuar një vend në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ligji për zyrën e prokurorit garanton që prokurori i Përgjithshëm ‘në fund të mandatit mund të zgjedhë ose të kthehet në pozicionin e vjetër të punës, ose në një pozicion ekuivalent’”, thuhet në artikullin e agjencisë BIRN. Sipas saj, zyra e Presidentit i ka thënë “Balkan Insight” se nuk ka ndonjë afat kohor që kërkon dërgimin e aplikimit në seancë dëgjimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here