HYRJE Sociale Meta viziton Panairin e 20-te te librit

Meta viziton Panairin e 20-te te librit

0
12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi pasditen e së premtes Panairin e 20-të të Librit “Tirana 2017”, i cili ka hapur siparin prej disa ditëve në Pallatin e Kongreseve.

Pasi u mikprit dhe u shoqërua nga Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri dhe organizatorë të tjerë të Panairit, Presidenti Meta vizitoi stendat dhe pavionet e shtëpive botuese ku ekspozohen botime të ndryshme në shqip dhe gjuhë të huaja nga botues të shumtë të ardhur nga trevat shqiptare, universitete dhe institucionetë ndryshme akademike.

Presidenti i Republikës u përshëndet, takoi dhe bisedoi me disa prej drejtuesve dhe përfaqësuesve të shtëpive botuese, duke shprehur përshtypje dhe vlerësime mbi titujt dhe autorët e librave të shpalosur në Panair, si dhe duke u ndalur te rëndësia dhe cilësia e botimit të librave shqip dhe tirazhit të tyre.

“Së pari dua të përgëzoj të gjithë botuesit për këtë angazhim, bashkëpunim dhe për këtë pjesëmarrje kaq të suksesshme në Panair, sidomos të fëmijëve e të rinjve që tregon një rritje të interesit për librin”, tha Meta.
Presidenti përshëndeti dhe mbështet gjithashtu nismën “Të lexojmë së bashku”.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here