HYRJE Rajoni Manastir, 4 persona të maskuar tentuan t`i vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit

Manastir, 4 persona të maskuar tentuan t`i vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit

0
106

Katër persona të maskuar kanë sulmuar Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir. Këtë ngjarje e ka bërë të ditur edhe Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Zhurnal.

Nga MPB  ka thënë se  në orët e para të mëngjesit 4 persona të maskuar kanë tentuar t`i vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit në Manastir.

“Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për kryerësit e veprës. Është kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Është urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here