Home Aktualitet Kryetari i Bashkise Himare, Goro: Kisha do te rindertohet

Kryetari i Bashkise Himare, Goro: Kisha do te rindertohet

865
1

Jorgo-GoroPo, do ta kërkojmë varrin e Nilo Katalanos. Do të vazhdojë gërmimi nga arkeologët për nxjerrjen e themeleve dhe të gjitha detajeve dhe më pas do të bëhet projekti në bashkëpunim me Monumentet e Kulturës”. Kështu është shprehur dje për “Gazeta Shqiptare”, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. I pyetur për kohën e shembjes, ai bën me dije se ishte lajmëruar prifti i fshatit për prishjen dhe se kishte kohë deri në 10 për të hequr sendet nga objekti.

Në një intervistë të shkurtër, i pyetur për reagimin e Kishës dhe atë të Ministrisë së Jashtme greke, e cila e krahasoi aktin me ato të xhihadistëve, Jorgo Gora tha: “Për mua është një reagim i nxituar, se nuk ka prishje të një objekti kulti, por të një ndërtimi pa leje mbi rrënojat e një kishe mbi 500-vjeçare”.

Pse u shemb kisha natën? Për të shmangur konfliktin me banorët?
Ajo është procedurë e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, i cili realizoi prishjen pas kërkesës së INUV, ndoshta për të shmangur çdo konfrontim.

E dinit ju që do shembej? Kush e dha urdhrin?
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar priftin e fshatit që do të ndërhyjë për prishjen e objektit dhe kishte kohë deri dje në orën 10 të merrte masa për heqjen e sendeve brenda objektit.

Si i patë reagimet e Kishës Ortodokse dhe Ministrisë së Jashtme greke, pati një krahasim me xhihadistët?
Për mua është një reagim i nxituar, se nuk ka prishje të një objekti kulti, por një ndërtim pa leje mbi rrënojat e një kishe mbi 500-vjeçare me histori dhe rëndësi të veçantë për zonën dhe Shqipërinë, gjë që e dinë edhe pjesa më e madhe e banorëve të Dhërmiut. Objektin në fjalë duam ta rindërtojmë, duke i dhënë vlerat e duhura historike dhe kulturore zonës. Vlerësim të veçantë e nderim i historisë së të parëve tanë si pionierë të Rilindjes.

A keni frikë se mund të ketë protesta? Dhe sa do ju kushtojë ju për zgjedhjet e ardhshme?
Besoj dhe jam i bindur se qytetarët do mbështesin ringritjen e kishës së dikurshme, që do t’i japë vlera të veçanta fshatit Dhërmi.

A e keni projektin e kishës së re që do bëhet?
Do jetë e ritit ortodoks besoj? Do të vazhdojë gërmimi nga arkeologët për nxjerrjen e themeleve dhe të gjitha detajeve dhe më pas do të bëhet projekti në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Do kërkohet edhe varri i Nilo Katalanos?
Është pjesë e projektit.

Domethënë po?
Po, pra.

Meqë ishte kishë e do ndërtohet kishë, a u bisedua me Kishën Ortodokse dhe pse nuk u ra dakord për bashkëpunim mes shtetit dhe KOASH?
Në qoftë se ajo ndërtesë do ishte kishë. Por nuk ishte e tillë në asnjë pamje. Kur nuk e dinin as banorët, nuk mund të quhet kishë një ndërtim i tillë në Dhërmi. Ndërtesa që ka qenë më parë, po.

1 COMMENT

  1. kishat jane te mbrojtura ne vende islame por na udheheqin ateistet dhe perqaresit. muslimanet duan paqe dhe rrespekt ndaj ortodoksve. une shprehe keqardhje sepse sic prishet nje kishe ashtu prishet edhe nje xhami dhe do na fusin armiqesi prandaj sot kemi une kam aleance me ortodokset, katoliket, jehudet kundra ketyre ateisteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here