Home Kosova Haradinaj i perplas harten ne fytyre Murat Mehës

Haradinaj i perplas harten ne fytyre Murat Mehës

798
0

haradinajKomisioni i Punëve të Jashtme në Kosovë ka zhvilluar sot punimet nën një situatë të tensionuar. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen ndërsa Murat Meha, kryetari i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, po raportonte për demarkacionin me shtetin fqinj.

Përpara se të tensionohej Haradinaj i kërkoi Kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme, Enver Hoxhaj, të ndërpriste fjalimin e Mehës për shkak së ai nuk po tregohej preçiz dhe i qartë.

Në acarim e sipër Haradinaj e ka quajtur Mehën “gënjeshtar dhe tradhtar”, duke i përplasur edhe një hartë që kishte me vete në fytyrë. Pas Mehës, ai është kapur edhe me anëtarët e komisionit, duke i quajtur ata të korruptuar.

Pas largimit të Haradinaj nga salla Meha vazhdoi sërish me raportimin. Ai deklaroi se Kosova me dëshmitë që ka nuk ka humbur asnjë centimetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here