Home Aktualitet Vendimi i CAS, mijera qytetare festojne te Sheshi Nënë Tereza

Vendimi i CAS, mijera qytetare festojne te Sheshi Nënë Tereza

539
0

Mijera qytetarë kanë dalë në sheshin “Nënë Tereza” për të festuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha fitoren në tavolinë kombëtares shqiptare.

Ky vendim i jep shumë shpresa objektivit të Shqipërisë për t’u kualifikuar në kampionatin evropian “Francë 2016”, që do të shënonte pjesëmarrjen e parë për kombëtaren kuqezi në të gjithë historinë.

Tashmë, Shqipëria ndodhet e dyta në Grupin I, çka e kualifikon direkt në fazën finale të evropianit. Deri në fund të fazës eliminatorë, kuqezinjtë do të luajnë dhe katër ndeshje (me Danimarkën, Portugalinë, Serbinë dhe Armeninë).

cas-shqiperia114

cas-shqiperia112

cas-shqiperia11

cas-shqiperia1

shqiperi-cas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here