HYRJE Kulture Filmi “Shok” i nominuar per “Oscar”

Filmi “Shok” i nominuar per “Oscar”

0
126

Filmi “Shok” bashkëprodhim britaniko-kosovar, është një hap më pranë “Oscar”.

Kjo bazuar në parashikimet e faqes së famshme të internetit “Deadline”, e cila analizon filmat dhe del me përfundime për fituesit e secilës kategori.

Pas mbylljes së procesit të votimit në Akademinë “Oscar”, duke parashikuar fitoren, “Deadline” ka shkruar se “Filmi “Shok” mund t’i shokojë të gjithë”.

Në mesin e gjithë filmave të nominuar, gjatë një mbrëmje gala, mbrëmjen e së martës në Los Anxhelos është shfaqur edhe filmi “Shok”.

Shfaqja e filmit është pasuar me një seancë pyetje-përgjigje me ekipin e “Shok”, ku regjisori Donoughue, ndër të tjera ka ndarë me publikun përshtypjet e tij për Kosovën .

“Nuk kam ditur asgjë për Kosovën dhe në vitin 2010 e vizitova vendin për tri ditë…pesë javë më vonë ende isha në Kosovë dhe nuk mund të fluturoja  pas…”, tha regjisori.

Filmi “Shok” me regji të britanikut, Jamie Donoughue, me aktorët kosovarë Eshref Durmishi, Lum Veseli, Andi Bajgora, Astrit Kabashi, Aurita Agushi e të tjerë, që në premierën ndërkombëtare, në Aspen Film Festival, mori tri çmime përfshi drama më e mirë dhe çmimin e audiencës. Ndërsa është shpërblyer në disa festivale të njohura si DC Shorts, Holly Shorts, Manhattan Shorts, Interfilm Berlin e të tjera.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here