Home Auto Dealer i ri per Fiat e Jeep ne Shqiperi, prezantim i tre...

Dealer i ri per Fiat e Jeep ne Shqiperi, prezantim i tre modeleve te reja

1778
0

199893Grupi i mirënjohur në fushën e automobilizmit, Fiat Chrysler Automobiles FCA, prezantoi dje importuesin dhe dealer-in më të ri në Shqipëri, Automaster. Automasterdo të përfaqësojë tre marka prestigjioze dhe të rëndësishme për territorin e Shqipërisë, Fiat, Fiat Professional dhe Jeep.

Automaster është pjesë e Union Group, lider në tregun shqiptar në shumë fusha, si në shërbimet financiare, distribucion dhe marketing, shërbime postare, media, telekomunikacion e shumë të tjera. Tashmë ky grup, nëpërmjet Automaster, i cili ka një histori të suksesshme me Jeep në Shqipëri, është i nderuar të përfaqësojë FCA, grupin e 7të në renditjen botërore të automobilizmit.

Prezantimi zyrtar u zhvillua në ambientet e Expocity, në Tiranë. Gjatë një mbrëmjeje shumë të ngrohtë me të ftuar prestigjiozë dhe përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve të ndryshme, bizneseve dhe përfaqësive diplomatike, Automaster prezantoi tre nga Modelet më të Reja tëFCA Group: Jeep Renegade, Fiat 500X dhe FIAT i Ri 500. Të ftuarit patën rastin të eksploronin gjithë gamën e modeleve FCA, në një mbrëmje të pasuruar nga tingujt e muzikës latine.
Eventi ishte i mbushur me surpriza: dy të ftuar fatlumë patën mundësinë të fitonin dy bileta çift për të parë një ndeshje të Juventus në Torino. Të gjithë të ftuarit e tjerë patën rastin të regjistrohen për një Test Drive për dy ditët në vijim, për të provuar një mori modelesh nga markat e FCA.199894

JEEP RENEGADE

Vendosmëri, aftësi dhe dëshirë për të qenë pjesë e një ekipi solid: këto janë përbërësit më të rëndësishëm në krijimin e Jeep Renegade, automjeti i parë i Fiat Chrysler Automobiles, i projektuar e ndertuar sëbashku nga inxhinierëdhe projektues italianë dhe amerikanë, si dhe modeli i parë në historinë e kësaj marke që prodhohet në Itali, në fabrikën e rinovuar SATA në Melfi (Basilicata). Një Jeep tërësisht i ri, qëështë rezultat i kombinimit midis dizajnit, funksionalitetit dhe eksperiencës nëudhëtimet jashtë rruge, qëhistorikisht ka qenë dheështë veçori e markës amerikane: që prej 74 vitesh është sinonim i lirisë dhe udhëtimeve 4×4, ndërsa stili dhe veçoritë dinamike janë shenja dalluese të makinave italiane nëpër botë. eep Renegade është një model i pajisur me një personalitet të fortë stilistik. I shkathët dhe me hapësirë, është i përsosur për lëvizjet brenda qytetit dhe falë aftësive për offroad, është i gatshëm të eksplorojë shtigje të reja jashtë rruge. Renegade vlerësohet për hapësirën më të madhe brenda kabinës për kategorinë e saj, cilësitë dinamike të përsosura në asfalt dhe aftësitëe paarritshme jashtë tij.

Me modelin e ri Renegade, Jeep hyn në një nga kategoritë me rritjen më të shpejtë në industrinë e automobilizmit – tregun e modeleve SUV të vogla.

FIAT 500 X
E bukur por me karakter, makina e re eksploron një dimension krejt të panjohur për një 500, ku stili elegant krejtësisht italian, “vesh” si në sallonet e Haute Couture, një makinë në thelb komode, e aftë për performanca të larta dhe gjithnjë e lidhur me botën e jashtme: kjo është faqja X e bukurisë dhe ky është shpirti i 500X.

Një trashëgimtare e Fiat 500 të vitit 1957 – referenca stilistike e fenerëve rrethorë dhe logo klasike e rrethuar nga “mustaqet” e kromuara në pjesën ballore të makinës është e qartë – ky crossover i ri i Fiat zgjeron edhe më tej familjen e 500, që tashmë përfshin modelet 500, 500C, 500L, 500L Trekking dhe 500L Living – makina me karakter dhe veçori të ndryshme, që ndajnë të njëjtat rrënjë: një ikonë si Fiat 500

Fiat 500X është një crossover jo thjesht për shkak të emërtimit, por sepse i drejtohet një morie klientësh të ndryshëm, meshkuj apo femra, të moshave të ndryshme, me nevoja dhe dëshira të ndryshme. Për këtë arsye, simboli “X” përfaqëson një udhëkryq mes shumë segmenteve të ndryshme, të populluar nga të rinj dhe më të pjekur, adhurues të së bukurës apo njohës të thellë të karakterit.

E projektuar nga Centro Stile Fiat, 500X e re përfaqëson një dimension të ri dhe të pagabueshëm të 500, në të cilin ndërlidhen stili ikonë i modelit të mirënjohur italian me konceptin praktik të një crossover-i modern, së cilave i shtohen edhe aftësitë tepër të mira në udhëtimet jashtë asfaltit.

Me një dizajn të pagabueshëm “Made in Fiat”, 500X ofron fleksibilitet, prakticitet dhe cilësi, të gjitha të përmbledhura brenda përmasave të saj kompakte. Kabina me hapësirë të bollshme spikat për përdorimin e materialeve cilësore, si dhe për teknologjinë më të sofistikuar në shërbim të sigurisë, komfortit dhe mirëqenies në bord. Fiat 500X është një makinë “casual” dhe argëtuese, të cilën mund ta “veshësh” çdo ditë, si një veshje tejet origjinale që ju jep liri shprehjeje dhe pasqyron personalitetin tuaj, falë edhe mundësivetë shumta së personalizimit, nëpërmjet opsioneve shtesë. 199895

FIAT 500
Tetë vite më vonë dhe pas 1,5 milion njësive të shitura nëtë gjithë botën, pishtari i kalon modelit të ri 500, me të cilin Fiat po përgatitet të ndërmarrë sfida të reja në këtë segment, pa harruar rrënjët e saj tëhershme. E krijuar nga Centro Stile Fiat, makina ka një pamje të jashtme dhe një arredim të brendshëm të rifreskuar, por që mbetet në mënyrë të pagabueshme brenda filozofisë stilistike të 500. Nuk është rritur në përmasa, por është pasuruar me më shumë teknologji, njësi motorike të reja dhe mundësi të shumta personalizimi: vetëm në këtë mënyrë një ikonë mund tëevoluojë dhe të rafinojë cilësitë e saj, që e kanë kthyer në një kryevepër të dizajnit.

Kurajoze dhe tërheqëse, 500 e re ka më shumë se 1900 detaje novatore, të gjitha të dizenjuara për t’i spikatur origjinalitetin dhe për ta bërë stilin e saj edhe më të rafinuar. Fenerët janë krejtësisht të rinj, me drita LED për ndriçimin gjatë ditës. E re është edhe pamja e grupeve optike të pasme, gama e ngjyrave për karrocerinë, dizajni i kroskotit si dhe materialet e përdorura: përditësimi është thelbësor, por besnik ndaj frymës së mirënjohur të 500. Jo rastësisht, kjo ikonë e Fiat është manifest i një koncepti të ri mobiliteti; është një “revolucion i butë” që përhapet në rrugët e botës, një fenomen që duket se mund të bashkojë të kundërtat.

Pra, sot 500 e re është rifreskuar nën frymën e vazhdimësisë estetike dhe evolucionit teknologjik. Kjo është formula magjike e 500, modeli i vetëm i aftë të përziejë të kundërtat në mënyrë koherente: është ekskluzive, e megjithatë e arritshme; është një “best-seller” global, me një zemër thellësisht italiane; është një produkt elegant, që ofron shumë argëtim. Është një makinë krejt personale, edhe pse janë shitur më shumë se 1,500,000 të tilla. Për më tepër, 500 e re kombinon teknologjinë dhe ndjenjat për të rivendosur veten në majë të segmentit të saj në çdo këndvështrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here