Home Aktualitet Qeveria shtyn afatin e pronesise per tokat e ish NB-ve

Qeveria shtyn afatin e pronesise per tokat e ish NB-ve

216
0

1463939262tokatQeveria shtyn afatin për dhënien e pronësisë për përfituesit e tokave të ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Sipas ligjit në fuqi, ky afat skadon në 30 qershor të këtij viti, ndërkohë që është propozuar të shtyhet deri në dhjetor 2017. Drafti ka mbërritur për diskutim në Kuvend dhe në relacion thuhet se ngarkohen bashkitë për plotësimin e dokumentacionit. Nëse ky afat nuk do të shtyhet, përfituesit do t’i drejtohen gjykatave, por do të ketë më tepër kosto për ta.

Paralelisht qeveria ka shtyre dhe afatin e ligjit tjetër, i cili ka për qëllim shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore për titujt e pronësisë te krijuar nga ndarja e tokës se ish-kooperativave bujqësore. Përsëri shtyrja është bërë deri në dhjetor të 2017-n.

Nga raportimet, rezulton se deri më 31 dhjetor 2015, janë paraqitur 18 500 kërkesa nga qytetarët dhe institucionet shtetërore qe kane perfituar toke nga ish-kooperativat bujqësore. Nga verifikimet 1 507 tituj pronësie janë shpallur të pa vlefshme dhe shtetit i është kthyer një sipërfaqje prej 1142 hektarësh, ndërkohë rreth 5 mijë kërkesa presin përgjigje.

Nga gjykata janë marrë gjithsej 332 vendime të formës së prerë, që i korrespondon një sipërfaqeje tokë prej 158,55 ha dhe një fond financiar prej 7 milion leke që cilët kalojnë në pronësi të shtetit.

Rreth 75% e kërkesave të paraqitura në gjykatë për vendimet për pavlefshmëri të titujve të pronësisë, nuk janë shqyrtuar përfundimisht ende nga gjykatat e të gjitha shkallëve. Kjo kërkon që puna e komisioneve vendore të vazhdojë prandaj kërkohet edhe shtyrja e afatit.

Previous articleHafia Mira, shqiptarja me te pasmet me seksi ne bote
Next articlePapa Francesku pershendet beratasit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here