Home Sport Ançeloti beson te permbysja ne Madrid

Ançeloti beson te permbysja ne Madrid

1046
0

Karlo Ançeloti mendon se rezultati i djeshëm mund të përmbyset në Madrid. Trajneri italian i Bajernit pranoi se me rikthimin e mundshëm të Humelsit dhe Levandovskit gjithçka mund të ndodhte.

Çfarë ju penalizoi?
Së pari ishte penalltia e humbur e Vidalit dhe kartoni i kuq, i cili ndryshoi totalisht rrjedhën e lojës.

Ç’mund të thoni për Kristianon?
Ai ka qenë lojtari vendimtar i këtij takimi. U munduam të kontrollonim lojën pas kartonit me Lahmin duke arritur të krijojmë njëfarë sigurie. Ronaldo nuk kishte shumë mundësi, por megjithatë ai arriti të shënonte.

Si do të ndikojë largimi i Martinezit në ndeshjen e kthimit?
Mendoj se kemi kohë për të rikthyer Humelsin, por do të kemi dhe Levandovskin, ndaj mendoj se s’do të ketë probleme në mesfushë dhe mbrojtje.

Cili është komenti juaj mbi penalltinë e Vidalit?

Çdokush gabon. Vidal ka personalitet, kjo nuk është as hera e parë e as e fundit.

Cili do të jetë çelësi në “Bernabeu”?
Do të na duhet të fillojmë mbarë pjesën e parë. Do të jetë e vështirë, nuk do të kemi shumë mundësi, por nëse do të kemi, do të bënim mirë të shënonim.

A jeni i nxehur me Martinezin?

Jo, nuk jam aspak i nxehur me të. Ai thjesht bëri një gabim. S’mund të them asgjë, pasi ai është një pjesë tepër e rëndësishme e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here