Home Sport Jorgo Pëllumbi, 16-vjeçari qe kerkohet nga Monaco

Jorgo Pëllumbi, 16-vjeçari qe kerkohet nga Monaco

1439
0

Skënderbeu U-19, pas zbulimit të talentit Zeka, i cili u transferua te Lila në Francë, po rrit një tjetër talent me potencial për të bërë diferencën jo vetëm në Shqipëri. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Jorgo Pëllumbi, i dalë nga akademia e Olimpiakosit për të vijuar me ekipin e vendlindjes. Sigurisht që për një djalosh me talent, që ende nuk i ka mbushur 17 vjet, është një ëndërr e madhe të jetë pjesë e një projekti të klubit të Monakos, që prej disa muajsh është vënë në gjurmët lojtarit të Skënderbeut.

Afrimi i skautëve të klubit francez u bë menjëherë pasi Pëllumbi debutoi me Kombëtaren U-17. Gjithçka duket si një ëndërr për sulmuesin e Skënderbeut, që mund të ishte konkretizuar më shpejt, nëse nuk do të ishte dëmtuar në dhjetor të vitit të kaluar, i cili ka kaluar tashmë.

“Dëmtimi i pësuar në kampionatin e moshave ishte momenti më i keq i karrierës sime, pasi qëndrova për gati tre muaj jashtë fushave duke u rikuperuar nga krahu i thyer, që u desh ta sillja në vete me operacion. Tani gjithçka më duket si një kujtim i keq, pasi jam rikuperuar plotësisht dhe po kap formën që gëzoja në fillim të kampionatit.

Më gëzon fakti që po vij gjithnjë e më shumë në rritje për të ndihmuar ekipin U-19 të Skënderbeut për t’u rishpallur sërish kampion te moshat”, ishin fjalët e para të Pëllumbit, para se të ndalej te zhurma e madhe e interesimit të Monakos. Një shans që nuk i ndodh çdokujt kjo që po i ofrohet sulmuesit 16-vjeçar nga Korça. Që pas debutimit në Kombëtaren U-17, në adresë të Pëllumbit kanë ardhur oferta për t’u provuar te Monako dhe vetëm kaq të bën të ndihesh krenar.

“Pasi u grumbullova me kombëtaren, më erdhi një ofertë nga Monako, që do të më mbante në vëzhgim për disa kohë dhe më pas do të provohesha te ky klub. Por, për fat të keq, ndodhi ai dëmtim që më la disi prapa. Megjithatë, kontaktet me klubin francez vijuan dhe tashmë jam duke punuar për të marrë formën e plotë dhe të bëj realitet këtë testim.

Ndoshta nga fillimi i sezonit të ardhshëm mund të jem gati për një provë të tillë. Është diçka e pabesueshme për mua, më duket si ëndërr, por po qëndroj me këmbë në tokë, duke punuar me forcë për të arritur diçka të madhe”, theksoi Pëllumbi për “Panorama Sport”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here