Home Aktualitet Vlora paralizohet nga trafiku i rënduar

Vlora paralizohet nga trafiku i rënduar

560
0

Trafiku i rënduar ka pushtutar qytetin bregdetar të Vlorës, ndonëse në mes të pikut të turizmit veror. Problemet infrastrukturore dhe mungesa e sinjalistikës rrugore kanë dalë më në pah, tashmë kur fluksi i automjeteve është më i lartë se në ditët e zakonshme të Vlorës.

Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në akset kryesore të qytetit për disa orë, ndërkohë që aksi më problematik është rruga nga “Skela” tek “Uji i Ftohtë”, që cilësohet edhe si një prej zonave më të frekuentuara për pushuesit. Ndonëse policia ka marrë masa për të lehtësuar trafikun, asgjë nuk ka mundur të evitojë radhët e gjata të automjeteve.

Oraret e paradites, ato të drekës e deri në orët e vona të mbrëmjes ofrojnë një trafik të rënduar e të tejzgjatur në Vlorë dhe në rrethinat e saj, ndërsa situata pritet të përkeqësohet sidomos në muajin gusht, kur numri i pushuesve arrin nivelet maksimale.

Sezoni turistik në Vlore, sjell me mijëra pushues dhe qindra automjete, duke e trefishur numrin e këtyre të fundit që qarkullojnë në qytet. Nga ana tjetër edhe mungesa e sinjalistikës elektronike kryesisht semaforët në qytet nuk funksionojnë, ndërsa rrugët tashmë po bllokohen edhe prej eventeve të ndryshme kulturore që organizohen në fundjavë. Në qytet një problem tjetër po aq i rëndësishëm mbetet dhe parkimi.

Në zonat e plazhit por edhe në rrugët primare dhe dytësore të Vlorës parkimet janë tejet të kufizuara, duke ndikuar në bllokimin e qarkullimit të rrugëve të qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here