Home Aktualitet Përgjaken rrugët e Fierit, 1 i vdekur 5 të plagosur

Përgjaken rrugët e Fierit, 1 i vdekur 5 të plagosur

602
0

Brenda 12 orëve në qarkun e Fierit, janë regjistruar 4 aksidente automobilistike me pasojë 1 të vdekur dhe 5 të plagosur. 70 vjeçari Baftjar Kapaj, banues në Patos nuk ka mundur t`i shpëtojë vdekjes si pasojë e plagëve të rënda, që ka marrë nga përplasja e një mjeti, në momentin kur po kalonte në anën tjetër të rrugës.

Ndërsa katër të plagosurit e tjerë gjenden në spitalin rajonal të Fierit, ku po i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore.

Ndërkohë, një tjetër aksident është shënuar rreth orës 04: 30 të mëngjesit të sotëm në Levan të Fierit, ku kanë mbetur të plagosur dy vajza të mitura, D dhe F Xhelili respektivisht 10 dhe 2 vjeç, si dhe nëna e tyre Silvana Xhelili, e cila ishte edhe drejtuesja e mjetit. Shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit, e cila bashkë me fëmijët e saj po kthehej nga një dasëm tek të afërmit e tyre, por gjenda e tyre shëndetësore është e normalizuar.

Nga ana tjetër, pothuaj në të njëjtën orë, sot janë regjistruar edhe 2 aksidente të tjera, në Roskovec ku ka mbetur i plagosur Kozma Çollai, 49 vjeç i cili është përplasur nga një automjet teksa kalonte rrugën, si dhe një tjetër në fshatin Oxhare, ku një automjet është përplasur me një kamion.

I plagosur ka mbetur vetëm drejtueis i kamionit, Erjon Shkurti 28 vjeç , i cili është dërguar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin rajonal të qytetit të Fierit. Ndërkohë mësohet se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here