Home Politike Venizelos ne Tirane: “Eshte gjetur gjuha per ceshtjen e toponimeve”

Venizelos ne Tirane: “Eshte gjetur gjuha per ceshtjen e toponimeve”

634
0

Bushati-VenizellosDy ministrat e Jashtëm, ai i Greqisë dhe ai i Shqipërisë deklarojnë se është gjetur gjuha e përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy shteteve, përfshi dhe atë të toponimeve.

Mes dy shteteve do të ngrihen komisione të përbashkëta të cilat do të lëvizin mbi një bazë të shëndoshë politike, ndërsa kuadri rregullator është traktati i miqësisë si dhe praktikat ndërkombëtare.

Gjithashtu Greqia konfirmoi se prioritet i Presidencës së saj është t’i jepet statusi i vendit kandidat Shqipërisë për të hyrë në BE deri në fund të 6-mujorit të kësaj presidence.

Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare dy ditore, në kuadër të nje turi vizitash në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e përbashkët për median, pas takimit kokë më kokë, dy ministrat, Ditmir Bushati dhe Evangelos Venizelos deklaruan se është gjetur gjuha e përbashkët edhe për zgjidhjen e çështjes së toponimeve sipas praktikës ndërkombëtare, duke e cilësuar “çështje thjesht tenike dhe jo politike”.

“Do të aktivizojmë komisione të përbashkëta në sektorë të ndryshëm që kanë rëndësi të madhe politike. Sigurisht do i japim zgjidhje problemeve që  kanë lidhje me lëvizjen e lirë të njerëzve. Me kënaqësi vura re deklaratën që bëri Bushati se në cështje si ajo e Toponimive, nuk ka dimension politik, asnjë paragjykim por ka gjithmonë një respekt absolute sa i takon sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dy palëshe të fqinjësisë së mirë. Kemi një bazë të shqëndoshë politike mbi të cilin do të lëvizim dhe të zgjidhim këto probleme teknike sipas praktikave ndërkombëtare që ekzistojnë”- tha Venizelos.

Ministri Bushati vlerësoi: “Së bashku me ministrin Venizelos gjatë takimeve që kemi bërë gjatë kësaj periudhë inventarizuar cështjet që kërkojnë zgjidhje dhe kemi gjetur gjuhën e përbashkët që e drejta ndërkombëtare dhe perspektiva europiane janë pika të qarta referimi  jo vetëm për adresimin e këtyre pak çështjeve por edhe për të çimentuar marrëdhëniet mes dy shteteve. Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në parim për të konsideruar çështjen e toponimeve si një çështje e karakterit të qartë teknik dhe si një çështje e cila përsa na takon do të adresohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë, duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën ndërkombëtare integritetin territorial të dy vendeve, parimet e fqinjësisë së mirë dhe duke i shërbyer qytetarëve të cilët do të korrin benetifet nga ky mirëkuptim mes dy qeverive, i cili do të përkthehet në nivelin teknik nga një marrëveshje më e detajuar”

Në deklaratat për shtyp e dy ministrave të Jashtëm, Venizelos dhe Bushati u vu re një klimë e mirë gadishmërie për të zgjidhur çështjet e lëna pezull mes dy shteteve mbi një bazë të shëndoshë politike duke respektuar të drejtën ndërkombëtare integritetin territorial të dy vendeve dhe parimet e fqinjësisë së mirë.

KOMISIONET E PERBASHKETA
Bushati: ” Dy vendet tona kanë një partneritet strategjik të konfirmuar nga drejtuesit e institucioneve më të larta të dy shteteve. Kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku si dy kombe fqinj. Kemi ndarë moment gëzimi e vështirësie, por nga ana tjetër ka edhe disa çështje të cilat ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes… Jam i kënaqur që kemi rënë në ujdi me qeverinë greke për të aktivizuar disa komisione të cilat burojnë nga traktati i miqësisë që është kuadri rregullator mes dy vendeve tona…. ” tha ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sot paradite në daljen e përbashkët për median me homologun e tij grek Evangelos Venizelos sot në Tiranë.

Venizelos  vlerësoi: “Ekzistojnë disa cështje që ende qëndrojnë pezull. Por si e tha Bushati kemi bërë një përgatitje shumë thelbësore e cila na lejon të lëvizim shpejt. Të japim zgjidhje përfundimtare të cështjeve që janë pezull duke pasur si bosht kryesor respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Që janë një pjesë shumë e rëndësishme e të drejtës ndërkombëtare por edhe të status-kuo. Në këtë kuadër do të punojmë që të dyja palët në mënyrë të shpejtë dhe produktive që të mirëpërdorim në shkallën më të lartë të mundshme traktatin e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë që është në fuqi. ”

VENIZELOS: SHQIPERI- GREQI, DY VENDE MIQ ME PARTERITET STRATEGJIK
Të dy ministrat vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë strategjike.
Venizelos: “Jemi dy vende anëtare të NATO-s, aleatë e miq, dy vende të cilat kemi marrëdhënie stategjike”.

Bushati: ” Dy vendet tona kanë një partneritet strategjik të konfirmuar nga drejtuesit e institucioneve më të larta të dy shteteve. Kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku si dy kombe fqinj. Kemi ndarë moment gëzimi e vështirësie, por nga ana tjetër ka edhe disa çështje të cilat ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes… Jam i kënaqur që kemi rënë në ujdi me qeverinë greke për të aktivizuar disa komisione të cilat burojnë nga traktati i miqësisë që është kuadri rregullator mes dy vendeve tona..”

BUSHATI:PLAN BILATERAL PER PROCESIN E KONSULTIMEVE
“Kemi vendosur planin bilateral për të vazhduar një proces konsultimesh e diskutimesh më të thella që nuk mbetet vetëm në takimet e niveleve të larta, proces konsultimesh që ne besojmë se do të na çojnë drejt zgjidhjeve të plota për çështje të cilat ende nuk kanë marrë adresimin e duhur.”- tha Bushati, duke falenderuar ministrin e Jashtëm grek për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për faktin që gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm duke i shërbyer forcimit të marrëdhënies mes dy shteteve.”- tha Bushati

VENIZELOS: PRIORITET I PRESIDENCES GREKE DHËNIA E STATUSIT SHQIPËRISE
“Një nga prioritetet e presidencës greke është që t’i jepet statusi i vendit kandidat Shqipërisë për të hyrë në BE deri në fund të 6-mujorit të Presidencës greke. Greqia ishte pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë që në dhjetor dhe të dyja vendet jemi të vendosur të bashkëpunojmë në mënyrë që të arrihet ky objektiv. Shqipëria është tashmë vend i NATO-s dhe perspektiva europiane është dicka që na intereson shumë si element stabiliteti në Ballkanin Perëndimor si dhe për partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë me Greqinë”- tha ministri i jashtëm Venizelos.

Venizelos tha se kishte informuar Bushatin por dhe Ramën në mënyrë të hollësishme për rezultatet e deritanishme për presidencën greke dhe turin e vizitave në 6 kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. “Jam shumë i kënaqur që ky udhëtim i mi përfundon me vizitën time në Tiranë që është vizita e dytë brenda pak muajsh”- vlerësoi Venizelos i cili falenderoi ministrin Bushati për mikëpritjen.

VITI I MESDHEUT DHE TAKIMI SELANIKU 2014
Të dy ministrat shkëmbyen përshëndetje kortezie rolin e Greqisë në drejtimin e Këshillit të Bashkimit Europian dhe një stafetë sa më të begatë Italisë meqë ky është viti i Mesdheut.

“Më lejoni t’i uroj Greqisë një drejtim të mbarë të Këshillit të Be dhe një stafetë sa mnë të begatë italisë meqë jemi në Vitin e Mesdheut”- tha Bushati.

“Ministrat e jashtëm të 28 vendeve të BE do të takohen me ministrat e jashtëm të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të tregojmë dhe vitalizojmë të ashtuquajturën axhendë të Selanikut 2014 që ishte prioritet i presidencës së Këshillit të BE-së. Prioritet është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE,” tha ministri i Jashtëm grek

ORA 09:30 VENIZELOS TAKOHET MINISTRIN BUSHATI NË MINISTRINË E JASHTME
Rreth orës 09:30 ministri Venizelos nisi takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Në qëndër të takimit Bushati-Venizelos, i cili vazhdon, pritet të jenë marrëdhëniet midis të dy vendeve fqinjë si dhe midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve të saj për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në qershor të këtij viti. Pas pas takimit, dy Ministrat do të bëjnë edhe një deklaratë për shtyp.

Venizelos do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet një konferencë për mediat tek Qendra e Informimit të BE-së për rolin e Greqisë si President i Këshillit të Bashkimit Evropian.

DJE TAKOI RAMEN 
Dje pasdite  Venizelos takoi kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit u shpreh zotimi për ti dhënë përmasa të reja bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. Marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor, sipas Venizelos, është prioritet kyç gjatë presidencës greke të bashkimit Europian.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë, ministri grek i ofroi Kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe nivel në teknik, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar procesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.

Greqia do të mbajë presidencën e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014, para dorëzimit të presidencës së BE-së tek Italia më 1 korrik 2014. Kjo është hera e pestë që Greqia mban presidencën e BE-së që prej pranimit të saj në Komunitetin Europian në vitin 1981 –

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here