Dy djem të rinj nga Fushë-Kruja janë ekzekutuar me armë në një banesë në Shkozet dhe më pas janë transportuar me makinë në zonën e Ish-kënetës, ku dhe janë djegur brenda në makinë.
Krimi makabër është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ndërsa policisë i është dashur gati 2 orë të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar
Makina tip Mercedez Benz’ me targa AA930BJ është gjetur e shkrumbuar rreth orës 22:45 minuta të mbrëmjes së të enjtes (20 shkurt 2014), pranë tregut të makinave në zonën ku para viteve 1990 kanë qenë ish-vaskave e peshkut.
Mendohet se viktimat Albert Kasalla, 34 vjeç dhe Shaban Babasi, 27 vjeç nga Fushë Kruja, janë ekzekutuar me armë banesën e autorit në lagjen nr 14, në Shkozet dhe më pas janë transportuar me makinë (e cila i përkiste njërit prej viktimave) rreth 3 km më tutje, drejt zonës ku dhe i është vënë flaka makinës.
Trupat e djemve, janë gjetur të karbonizuar njëri në sediljen e pasme të mjetit dhe tjetri në bagazhin e makinës.
ORA 12: 12 BANESA KU MENDOHET SE NDODHI VRASJA MENDOHET SE ESHTE E AUTORIT
Banesa ku ka ndodhur vrasja e dy të rinjve është në lagjen nr 14 në Shkozet dhe mendohet se është banesa e autorit të krimit makabër. Mendohet se vrasja ka ndodhur për prishje pazaresh. Në këtë banesë janë gjetur edhe 70 kg kanabis sativa. Në banesë u gjetën gjurmë gjaku. Banesa 1 katëshe ndodhet në një lagje me ndërtime të reja.
ORA 10:05 SAKTESOHEN EMRAT E VIKTIMAVE
Mjekët në morgun e spitalit të Durrësit saktësojnë se emrat e viktimave janë Albert Kasalla dhe Shaban Babasi, përkatësisht 34 dhe 27 vjeç. Mësohet se Shaban Babasi punonte në një lokal në qendër të fshatit Kamberas, kurse Albert Kasalla punonte në një gurore në Fushë Krujë.
ORA 09: 48: DY TE SHOQERUAR, NJE NE KERKIM
Policia ka shoqëruar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
ORA 08:45 POLICIA GJEN BANESEN NE SHKOZET KU NDODHI EKZEKUTIMI
Sipas policisë dy djemtë janë vrarë armë me zjarri në banesë në Shkozet dhe më pas janë dërguar me automjet në zonën e ish Kënetës, ku i është vënë flaka makinës. Në banesën në Shkozet janë gjetur edhe gjurmë gjaku dhe gëzhoja. Makina ishte në pronësi të viktimave.
ORA 08: 40 IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT, SHABAN KASALLA DHE ARTUR BABASI
Policia thotë se viktimat janë Shaban Kasalla dhe Artur Babasi nga Fushë Kruja. Policia thotë se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy palëve njihen nga ana e policisë si problematikë. Duket se ka pasur sherr mes dy palëve, ndoshta për prishje pazaresh, që ka nisur disa kohë më përparadhe që ka precipituar në ngjarjen e djeshme.
ORA: 08:15 DY KUFOMAT MENDOHET SE JANE NGA FUSHE KRUJA
Policia thotë se dy kufomat janë të dy qytetarëve nga Fushë Kruja por nuk bëhen të ditur emrat për shkak të verifikimeve të fundit hetimore. Ndërkohë që familjarët janë thirrur për të bërë kqyrjen në morg. Më vonë policia pritet të japë edhe emrat e 2 djmeve të ekzekutuar.
ORA 07:00 EKSPERTET PATEN TE VESHTIRE NXJERRJEN E TRUPAVE
Makina është dërguar në pjesën fundore të një rruge që lidh plazhin e Durrësit me zonën e Porto Romanos. Ekspertëve i është dashur më shumë se dy orë për të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar. Madje ata kanë përdorur kazma e lopata. Po kështu puna e ekspertëve ka qenë e vështirë për shkak se kemi të bëjmë me një zonë të errët dhe pa ndriçim. Pas orës 01:00 të mesnatës është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga automjeti.
ORA 23: 32 SI U ZBULUAN KUFOMAT
Dy persona janë gjetur pa jetë brenda një automjeti të djegur tek ish-vaskat e peshkut, pranë tregut të makinave në zonën e ish-Kënetës. Nga të dhënat e para dyshohet se personat mund të jenë ekzekutuar dhe më pas djegur. Fillimisht janë parë flakët më pas është njoftuar policia nga banorët e zonës.
Trupi i kufomave është nxjerrë nga automjeti i djegur pas orës 01:00 të mëngjesit. Sipas hetimeve të para të policisë, makina ‘Benz’ e shkrumbuar i përket zonës së Krujës. Efektivët e policisë tentuan të kontaktonin me pronarët e mjetit, por nuk u arrit asnjë kontakt.
Identiteti i viktimave enuk është bërë i ditur për shkak të shkallës së djegjes, ndërsa policia dhe një grup ekspertësh të mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po hetojnë për identifikimin dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.