Home Politike Pesë arsyet pse takimi Ruçi-Patozi do të dështojë

Pesë arsyet pse takimi Ruçi-Patozi do të dështojë

747
0

Takimi mes dy krerëve të grupeve kuvendore të partive kryesore në vend vjen disi i papritur kur kanë dështuar një seri takimesh dhe negociatash muajt e fundit. Ruçi dhe Patozi kanë marrë porositë nga dy liderët kryesorë për të zhvilluar negociata ditën e sotme, por sërish gjasat janë të kemi dështim të ri për gjetjen e një kompromisi. Pesë arsyet kryesore për dështim janë të njohura por dhe të konsumuara. E para ka të bëjë me qëndrimin e kundër të palëve për kutitë e votimit. E dyta është niveli i takimit, nëse do të kishim një produkt pozitiv, sigurisht që do të takohej Beirsha dhe Rama. E treta lidhet më kundërshtimin e Ilir Metës për hapjen e kutive. E katërta lidhet me pushimet verore që merr Parlamenti për pak ditë dhe e pesta është mungesa e besimit që dy partitë kryesore kanë ndaj njëra-tjetrës.
Arsyet e dështimit
Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme për të mos u gjetur një kompromis mes palëve është qëndrimi krejt i kundërt që kanë për kutitë e votimit. Mazhoranca prej fillimit të konfliktit ka qëndruar e pandryshuar në qëndrimin e saj se nuk mund të hapen kutitë e fletëve të votimit pasi nuk lejohet nga legjislacioni shqiptar. Nga ana tjetër Partia Socialiste dhe aleatët janë të bindur se ligji nuk pengon hapjen e kutive dhe për këtë mjafton vetëm vullneti i mazhorancës. Edhe deklaratat e fundit publike kanë treguar një qëndrim të vendosur të palët për të mos lëshuar pe kundrejt njëra-tjetrës. Pa dashur që të ulet profili i kryetarëve të grupeve kuvendore, siç është Patozi dhe Ruçi, nuk mund të thuhet se nga ky takim do të pritej rezultat në rast se do të ishte në nivelin më të lartë siç janë kryetarët. Pak muaj më parë Rama dhe Berisha janë takuar në një tryezë dhe kanë dalë me negociata të dështuara. Jo vetëm në takimin me Presidentin Topi por dhe në Starsburg me një përfaqësi të lartë të Parlamentit Evropian. Nëse ky takim do të kishte një produkt pozitiv, pa dyshim që Berisha por dhe Rama nuk do të nguronin që ta shisnin si një kontribut të tyre. Takimi mes Ruçit dhe Patozit pa paragjykim është një takim për të kaluar radhën.
Faktorët që ndikojnë
Menjëherë sapo doli konfirmimi i takimit mes Gramoz Ruçit dhe Astrit Patozit, erdhi reagimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, i cili kërkoi që të mos hapen kutitë, por PS të drejtohet në Gjykata. Si aleati kryesor, por dhe i rëndësishëm i PD-së, Meta është një tregues i qartë se mazhoranca nuk do të lëshojë terren për kutitë. Meta vetëm dje deklaroi se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese që të lejojë Parlamentin të hetojë fletët e votimit, alternativa e vetme mbetet djegia e fletëve të votimit, siç përcaktohet në Kodin Elektoral. Ky qëndrim i Metës nuk tregon vetëm qëndrimin e prerë të mazhorancën por dhe një kusht që ky i fundit i vendos Berishës për koalicionin. Në rast se Meta nuk bie dakord me Berishën, në këtë pikë bashkëqeverisja nis të kriset. Për pak ditë Kuvendi nis pushimet e zakonshme të verës të cilat zgjasin deri në muajin shtator. Kjo është një tjetër arsye se takimi Ruçi- Patozi nuk mund të sjellë rezultat. Duke qenë se rezultat i këtij takimi pritet të jetë ngritja e një komisioni hetimor, i cili nuk mund të bëhet i mundur pa qenë në punë Parlamenti. Takime të kësaj rëndësie janë zhvilluar dhe në periudha shumë të volitshme, të cilat nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Arsyeja e fundit për nga radha që ky takim do të jetë i pafrytshëm ka të bëjë me klimën që ekziston mes partive politike. Ditët e fundit ashtu si dhe viti i fundit kanë treguar se partitë nuk kanë fare besim mes tyre. Kalimi dhe mos kalimi i kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, por dhe ndryshimi i Rregullores së Kuvendit dhe ligje të tjera kanë treguar se opozita nuk ka më besim në bashkëpunimin e mazhorancës. Rezoluta e PE duket qartë se ka ndikuar që palët të ulen sërish, por ama duket po aq qartë duket se është një takim i radhës, i cili do të sjellë edhe deklaratat e kampeve ku do të akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti.

Takimi
Nga kampet e dy palëve konfirmohet se takimi do të zhvillohet ditën e sotme dhe do të nisë në orën 11 të paradites në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Takimi do të jetë pa praninë e të tretëve pasi edhe ndërkombëtarët nuk kanë dashur të jenë pjesë e negociatave të reja. Nuk është parashikuar asgjë për kohëzgjatjen por ajo që dihet e sigurt është tema e bisedës që lidhet me ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Negociatat
Bisedimet e ditës së sotme janë në vazhdën e një seri takimesh dhe tryezash që partitë kanë pasur me njëra-tjetrën. Takimi i parë mes tyre ka qenë në tavolinën e Presidentit Topi pak muaj më parë. Ajo tryezë nuk solli asnjë rezultat, madje e acaroi më shumë situatën duke e rikthyer opozitën në rrugë. Më pas erdhi darka e famshme e Strasburgut, ku Berisha dhe Rama u takuan nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të lartë të PE-së.

1.
Qëndrimi krejt i kundërt për kutitë
Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme për të mos u gjetur një kompromis mes palëve është qëndrimi krejt i kundërt që kanë për kutitë e votimit. Mazhoranca prej fillimit të konfliktit ka qëndruar e pandryshuar në qëndrimin e saj se nuk mund të hapen kutitë e fletëve të votimit pasi nuk lejohet nga legjislacioni shqiptar. Nga ana tjetër Partia Socialiste dhe aleatët janë të bindur se ligji nuk pengon hapjen e kutive dhe për këtë mjafton vetëm vullneti i mazhorancës. Edhe deklaratat e fundit publike kanë treguar një qëndrim të vendosur të palët për të mos lëshuar pe kundrejt njëra-tjetrës.

2.
Pse takim Ruçi-Patozi dhe jo Berisha-Rama?
Pa dashur që të ulet profili i kryetarëve të grupeve kuvendore, siç është Patozi dhe Ruçi, nuk mund të thuhet se nga ky takim do të pritej rezultat në rast se do të ishte në nivelin më të lartë siç janë kryetarët. Pak muaj më parë Rama dhe Berisha janë takuar në një tryezë dhe kanë dalë me negociata të dështuara. Jo vetëm në takimin me Presidentin Topi por dhe në Starsburg me një përfaqësi të lartë të Parlamentit Evropian. Nëse ky takim do të kishte një produkt pozitiv, pa dyshim që Berisha por dhe Rama nuk do të nguronin që ta shisnin si një kontribut të tyre. Takimi mes Ruçit dhe Patozit pa paragjykim është një takim për të kaluar radhën.

3.
Meta kundër negocimit të kutive
Menjëherë sapo doli konfirmimi i takimit mes Gramoz Ruçit dhe Astrit Patozit, erdhi reagimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, i cili kërkoi që të mos hapen kutitë, por PS të drejtohet në Gjykata. Si aleati kryesor, por dhe i rëndësishëm i PD-së, Meta është një tregues i qartë se mazhoranca nuk do të lëshojë terren për kutitë. Meta vetëm dje deklaroi se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese që të lejojë Parlamentin të hetojë fletët e votimit, alternativa e vetme mbetet djegia e fletëve të votimit, siç përcaktohet në Kodin Elektoral. Ky qëndrim i Metës nuk tregon vetëm qëndrimin e prerë të mazhorancën por dhe një kusht që ky i fundit i vendos Berishës për koalicionin. Në rast se Meta nuk bie dakord me Berishën, në këtë pikë bashkëqeverisja nis të kriset.

4.
Pushimet verës për Parlamentin
Për pak ditë Kuvendi nis pushimet e zakonshme të verës të cilat zgjasin deri në muajin shtator. Kjo është një tjetër arsye se takimi Ruçi- Patozi nuk mund të sjellë rezultat. Duke qenë se rezultat i këtij takimi pritet të jetë ngritja e një komisioni hetimor, i cili nuk mund të bëhet i mundur pa qenë në punë Parlamenti. Takime të kësaj rëndësie janë zhvilluar dhe në periudha shumë të volitshme, të cilat nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

5.
Mungesa e besimit mes palëve
Arsyeja e fundit për nga radha që ky takim do të jetë i pafrytshëm ka të bëjë me klimën që ekziston mes partive politike. Ditët e fundit ashtu si dhe viti i fundit kanë treguar se partitë nuk kanë fare besim mes tyre. Kalimi dhe mos kalimi i kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, por dhe ndryshimi i Rregullores së Kuvendit dhe ligje të tjera kanë treguar se opozita nuk ka më besim në bashkëpunimin e mazhorancës. Rezoluta e PE duket qartë se ka ndikuar që palët të ulen sërish, por ama duket po aq qartë duket se është një takim i radhës, i cili do të sjellë edhe deklaratat e kampeve ku do të akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here