Home Aktualitet Fyle, per Kishen e Permetit duhet zgjidhje e pranueshme reciprokisht

Fyle, per Kishen e Permetit duhet zgjidhje e pranueshme reciprokisht

560
0

BOSNIA-EU-BALKANS-SUMMITEurokomisioneri Stefan Fule ka deklaruar se per ceshtjen e Kishes se Permetit duhet te gjendet nje zgjidhje e pranueshme reciprokisht.

Deklarata eshte bere ne pergjigje te pyetjes se nje eurodeputeti grek, “Demokracisë së Re”, Jorgo Kumucako, interesuar posacerisht per kete teme.

“Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dialogu konstruktiv dhe sigurimi i ekzistencës së shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të pronës, liria e fesë dhe adhurimit, janë konteksti në të cilin duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht”, tha komisioneri Stefan Fule, cituar nga “News 24″.

Fule konfirmon se çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut janë një pjesë integrale e raporteve të rregullta të progresit, për shtetet që aspirojnë të bashkohen me BE.

Ndërkaq eruodeputeti grek Jorgo Kumucako, që ngriti çështjen në KE, tha se “Reagimi i Komisionit Evropian dënon veprimet e shtetit shqiptar në Përmet dhe jep një përgjigje të qartë për mënyrën sesi duhen krijuar marrëdhëniet me Kishën Ortodokse të Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here