Home Aktualitet Trikala: arratisen 5 shqiptare nga burgu

Trikala: arratisen 5 shqiptare nga burgu

504
0

burgu-trikalaTrazira me armë kanë ndodhur gjatë natës në burgun e Trikalas, ku për pasojë 2 oficerë të burgut janë plagosur dhe 5 të dënuar janë arratisur.

Situata gjatë natës në burg ka qenë tepër e vështirë, pasi një grup i armatosur ka sulmuar nga jashtë, ndërkohë që të shtëna janë dëgjuar edhe nga brenda burgut.

Për pasojë 2 oficerë, 37 dhe 40 vjeç janë plagosur, njëri prej tyre rëndë. Ata janë dërguar në spital, ku iu janë nënshtruar operacioneve dhe janë nën kujdes intensiv mjekësor.

Ngjarja filloi mbrëmë, kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Nga ana tjetër, një grup të dënuarish nga krahu C, ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.

Nuk dihet ende sesi janë futur armët në mjediset e burgut, por sipas disa informacioneve, kallashnikovët mund të jenë futur në burg, ditën e tentativës për arratisje të të dënuarit Panajotis Vlastos, në 24 shkurt.

Sipas informacioneve të para, të dënuarit e arratisur janë shqiptarë, ndërkohë që policia po bën kërkime për kapjen e tyre në zonën rreth burgut, por disa burime flasin për më shumë se 5 të arratisur. Një i dënuar nga Argjentina u kap gjatë tentativës për arratisje dhe po merret në pyetje. Policia është informuar nga zyrtarët e burgut dhe ka ngritur postblloqe në zonë për të identifikuar autorët, që ishin në furgona.

Situata është normalizuar disi në orët e para të mëngjesit nga ndërhyrja e forcave EKAM nga Athina e Selaniku, dhe ka filluar inspektimi për numërimin e të dënuarve në burg.

Zyrtari i lartĂ« i MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ« u shpreh se “jemi sulmuar nga krimi i organizuar” dhe tha se i dĂ«nuari Panajotis Vlastos Ă«shtĂ« burgosur nĂ« krahun A e burgut, kur u pyet nĂ«se ai ishte nĂ« mesin e tĂ« burgosurve tĂ« cilĂ«t u pĂ«rpoqĂ«n t’i shpĂ«tojnĂ«.

Kjo ngjarje ndodh vetĂ«m njĂ« muaj pas tentativĂ«s pĂ«r arratisje me helikopter po nga ky burg, e tĂ« dĂ«nuarit Panajotis Vlastos, kur helikopteri qĂ« do ta merrte, u qĂ«llua nga rojet e burgut dhe nuk arriti tĂ« ngrihej, ndĂ«rsa i dĂ«nuari ra nga shkallĂ«t e tij. VlerĂ«simet e policisĂ« flasin edhe pĂ«r njĂ« “hakmarrje” nga bashkĂ«punĂ«torĂ«t e Vlastos, qĂ« me aktin e natĂ«s sĂ« kaluar u pĂ«rpoqĂ«n pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« masĂ«.

Vetëm një javë më parë një tjetër tentativë arratisjeje u krye nga i dënuari shqiptar Alket Rizai, në burgun e Malandrinos.

Previous articleZhdukja e Julian Çelës, rinisin sërish kërkimet për gjetjen e trupit
Next articleMajlinda Bregu, nje kauze ne emer te gruas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here