Home Aktualitet Transparency International: Te ndryshohet ligji per imunitetin e deputeteve

Transparency International: Te ndryshohet ligji per imunitetin e deputeteve

622
0

Transparency International Albania (TIA) kërkoi sot heqjen e imunitetit për deputetet në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të të gjitha rasteve të korrupsionit.

Në një konferencë për shtyp TIA kërkoi thirrjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare per ndryshimin e Kushtetutes ne lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj per deputetet, ministrat, gjyqtaret dhe cdo drejtues institucioni, me qellim hapjen rrugë të hetimit per çdo vepër penale të kryer prej tyre.

“Vetem, angazhimi retorik dhe deklarativ mbi imunitetin eshte i pamjaftueshem dhe jo ligjor per te thyer barrierat e imunitetit dhe per te hetuar pa vonese e pengese çdo zyrtar te implikuar.”- thuhet në deklaratë

TIA kërkoi gjithashtu çuarjen deri në fund nga ana e Prokurorisë të të gjitha rasteve për korrupsion, për të cilët ka nisur një hetim.

TIA nënvizoi edhe nevojën emergjente për dialog konstruktiv mes palëve politike për modifikimin e kodit zgjedhor në linjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here