Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vendosur të thyej bojkotin e opozitës duke marrë pjesë në delegacionin parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s në Hagë. Nëpërmjet një postimi në “facebook”, Topalli njoftoi se do të marrë pjesë në këtë aktivitet që do të çelë punimet në 21 nëntor dhe do të zgjas deri në datën 24 nëntor. Vendimi i ish-kryeparlamentares Topalli për të marrë pjesë në punimet e kësaj asambleje, bie ndesh me vendimin politik të Partisë Demokratike për të bojkotuar Parlamentin që prej muajit korrik.