Home Aktualitet Tjeter tragjedi ne miniera, 2 te tjere vdesin ne Librazhd

Tjeter tragjedi ne miniera, 2 te tjere vdesin ne Librazhd

540
0

pogradeci-minieraPas tragjedise se Pogradecit, ku 5 te rinj humben jeten te asfiksuar ne minieren e fshatit Beragozhd, dy te tjere mbeten viktima nga puna ne minieren e fshatit Gurre te Librazhdit.

Aksidenti ne Librazhd
Ne mesdite raportohet nje tjeter tragjedi brenda minieres se Gurres ne Librazhd. Lajmin e ka konfirmuar nga salla e Kuvendit, deputeti i zones, taulant Balla.
Sipas tij, dy persona, inxhinieri dhe nje punetore Bogdani dhe Danga kane humbur jeten si pasoje e zenies poshte nga masivi i dheut brenda minieres.
Balla ka kerkuar qe te vihen para ligjit te gjithe personat pergjegjes per mungesen e marrjes se masave mbrojtese ne pune. “Personat pergjegjes te shkojne para ligjit per kete aksident kaq te rende”- ka thene Balla.

Tragjedia e Pogradecit
Sipas te dhenave te policise mesohet se viktimat janë tre vëllezërit Edison, Ledjon dhe Nertil Hamolli, përkatësisht 23, 24 dhe 25 vjeç dhe dy vellezerit e tjere Sazan dhe Arjan Hamolli, po nga i njejti trung familjar, kusherinj me te paret.
Të rinjtë ishin futur në minierë për të nxjerrë skrap, qe prej mengjesit te djeshem.
Ata kishin marre me vete një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Dyshohet se gazrat e nxjerra jane bere shkak per asfiksimin e 5 te rinjve.

Pas alarmit te dhene, ne vend kane mberritur forca te policise, te cilet kane mundesuar nxjerrjen e dy prej viktmave, nderkohe qe puna per nxjerrjen e tre trupave te tjere te pajete eshte e veshtire per shkak te nivelit te larte te gazit brenda galerise.
Komuna ka shpallur dy dite zie per tragjedine e ndodhur, nderkohe qe mesohet se per shpenzimet e ceremonive mortore nuk do te merren familjet, por do te paguhen.
Banore te zones apelojne per marrjen e masave urgjente nga shteti, jo vetem per mbylljen e ketyre minierave te braktisura, por edhe per te luftuar varferine, pasi sipas tyre, te rinjte ishin aty per ‘buken e gojes’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here