Shtatë drejtues automjetesh janë arrestuar pas një aksioni të policisë për disiplinimin e trafikut rrugor si dhe penalizimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Altin Kasula, Hysni Meka, Oltian Muça, Xhevat Kasa, Enea Totraku, Arif Hoxha, Hysen Stafa dhe Shkëlqim Sokoli janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur duke drejtuar automjete dhe motorçikleta pa leje drejtimi.
Mbi ta rendon akuza per “Drejtimi te automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia Rrugore e Komisariatit të Kavajës ka organizuar sot një aksion të gjerë me kontrolle ne akset rrugore, si rrjedhim i të cilit është bërë i mundur edhe arrestimi i këtyre shtetasve.
Operacioni i sotëm, i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, është ndjekur nga afër nga drejtuesit më të lartë të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.