Herën e dytë që ka tentuar të vrasë veten, e ka çuar deri në fund. Merko Shehu, është gjetur i vetëvarur në magazinat e vjetra në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë ditën e enjte, dhe menjëherë pas informacionit, policia e kryeqytetit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të gjetur shkaqet e e këtij akti.
Sipas burimeve nga policia, mësohat se nga hetimet e para, Shehu me origjine nga Gjirokastra, jetonte i vetëm në Tiranë dhe ishte roje pikërisht në magazinën ku u gjetë i vetëvarur. Por bëhet me dije se edhe rreth dy javë më parë, Merko Sheshu ka tentuar të vrase veten duke pirë acid, por nga ndihma e shpejtë që i është dhënë, ka arritur të shpëtojë. Ndërsa policia e ka dërguar më pas trupin në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet një autopsie për të vërtetuar shkakun e vdekjes së tij.
Ndërkaq, motiv sipas uniformave blu, dyshohet gjëndja depresive.