Skenari rrënqethës i ngjarjes së rrëmbimit të një gruaje shtatzënë duke e detyruar atë të lindte fëmijën e saj mes dhunës dhe terrorit, dy ditë më parë, ngjarje e cila ndali për një çast frymëmarrjen e çdokujt u kthye dje në një triller të vërtetë, që çdo regjisor hollivuadian do ta kishte zili. Hakmarrje apo jo, ngjarja e e trilluar nga 28 vjeçarja Griselda Rroshi, bashkëshortja e kreut të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshit duket se ka qenë e inskenuar mirë edhe në detajet më të vogla, që prej një shtatzënie të sajuar për nëntë muaj me radhë e deri tek çmenduria se e kishin rrëmbyer persona më armë që më pas e kanë detyruar të lindë në shkaqe të detyruara nëpërmjet dhunës.
Historia
Në pamje të parë ngjarja e sajuar nga 28 vjeçarja e cila ka dëshmuar të gjithë sajesën e saj në Prokurorinë e Krimeve të rënda të ngjan mes komedisë së hershme të “14 vjeç dhëndër” dhe filmit artistik “I dashur Armik”. Nga të dhënat që disponon gazeta “Tirana Observër” do të zbardhet me detaje e gjithë ngjarja që shokoi ditën e djeshme mbarë opinionin publik. Shkaqet, ngjarja hap pas hapi, detajet e sajesës së 28 vjeçares, bashkëshortes së kreut të Bashkisë së Kavajës si edhe e vërteta për shkaqet që e çuan Griselda Rroshi apo (Zaimi) mbiemri i saj i vajzërisë, të krijonte këtë ngjarje të bujshme duke e kthyer veten e saj në një “marigo” moderne mes dhimbjes dhe çmendurisë duket se janë zbardhur ditën e djeshme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Shkaqet
Burime konfidenciale kanë deklaruar se mund ta ketë ndërmarrë këtë veprim pasi ka menduar se mund të afronte më tepër bashkëshortin e saj që për shkak të angazhimeve qëndronte për shumë kohë i larguar nga shtëpia e tij. Po kështu nga burime të prokurorisë është bërë e ditur se prej muajsh 28 vjeçarja përjetonte një gjendje të rënduar psikologjike, pasi nuk mund të lindte fëmijë dhe ishte shëndoshur duke përdorur dhe tezën e shtatëzanisë. Ajo jetonte me prindërit e bashkëshortit të saj kryebashkiakut të ri të Kavajës Elvis Rroshit. Duket se 28 vjeçarja nuk e ka duruar dot jetën e mbyllur në qytetin e vogël të Kavajës dhe nëpërmjet kësaj sajese të dhimbshme ka vënë në veprim planin e saj për të bërë bujë, së pari tek i shoqi i saj deputeti i Partisë Socialiste i cili duket se kohët e fundit e ka “harruar” bashkëshorten e tij duke u angazhuar në fitoren e postit si Kryetari i Bashkisë së Kavajës.
Dëshmia e Griseldës në Prokurori: Nuk kam qenë shtatzënë
Ditën e djeshme Griselda Roshi ka dëshmuar para dy prokurorëve të krimeve të rënda ku ka pranuar se e gjithë historia ka qenë një inskenim nga mendja e saj dhe që asgjë nuk ka qenë e vërtetë. Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kavajës ka pranuar se nuk ka qenë shtatzënë dhe se historinë e rrëmbimit e ka sajuar.
Alibia e shtatzënisë së sajuar, ja itinerari i mashtrimit së Griseldës
Edhe pse mund të duket si një histori përrallë, 28 vjeçarja Griselda Rroshi ka mbajtur për muaj të tërë një jastëk poshtë barkut për t’u hequr si shtatzënë. Por a mund ta besojë një opinion i tërë një deklaratë zyrtare policie apo prokurorie se Griselda Roshi mund ta ketë sajuar gjithë këtë histori e vetme. Si mundet që familja e prindërve të saj apo e bashkëshortit dhe vetë ky i fundit, Elvis Roshi, për 9 muaj nuk e dalluan dot mashtrimin për shtatëzani. Secili prej familjarëve do të kishte dyshuar në këtë shtatëzani, sepse e zbardhi policia për një ditë, por jo familja për 9 muaj dhe kjo është e pashpjegueshme. Të paktën po t’i referohemi deklaratave të taksistit, familjarëve, shoqes me të cilën piu kafe dhe punonjësve të hotelit. Elvis Roshi sapo ka fituar bashkinë e Kavajës në siglën e socialistëve, duke thyer pas 20 vitesh bastionin e djathtë të kryeministrit Sali Berisha. Ndaj denoncimi i parë u mor shumë seriozisht dhe shkaktoi një tërmet shtetëror dhe ankth institucional. Dhe të mendosh se pas të gjithë këtij tmerri, nga lindje e detyruar pas rrëmbimit me forcë, ekspertiza të na nxjerrë një grua të “virgjër”, ashtu sikurse në filmin e njohur shqiptar “I dashur armik”.
Historia e rrëmbimit fals, ore pas ore
Griselda Roshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, ka pranuar para Prokurorëve të Krimeve të Rënda se denoncimi i bërë në polici për rrëmbim dhe marrjen e fëmijës ka qenë një mashtrim i saj. Për rreth 2 orë e 30 minuta, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kryeqytet Griselda Roshi, e shoqëruar edhe nga një psikologe për shkak të gjendjes jo të mirë mendore, i është përgjigjur pyetjeve të organit të akuzës. Në dëshminë e dytë ajo ka pohuar se nuk e kanë rrëmbyer dhe se nuk ka qenë asnjëherë shtatëzani por se rrëmbimi i saj si dhe marrja e fëmijës së porsalindur e ka stimiluar vetë. Ngjarja se pasi ka pirë kafe me shoqen e saj një ditë më parë dhe më pas kur ka shkuar të marrë taksi, tre persona me armë e kanë rrëmbyer dhe e kanë dërguar në një klinikë ku i kanë marrë edhe fëmijën, pasi ishte në muajin e 9- të shtatëzanisë ka qenë e gjitha një sajesë.
Dëshmia e njërit prej taksistëve që e dërgoi në Hotel
Një tjetër dëshmi është ajo e taksistit që e ka shoqëruar për në hotel. “Është identifikuar dhe marrë në pyetje shoferi i taksisë me iniciale A.C, nga ku ka rezultuar se, ka marrë shtetasen Griselda Zajmi, që në dukje ishte shtatëzani, pranë Qendrës Kristal dhe nga aty ka ndaluar tek një farmaci në rrugën “Gjik Kuqali”, ku Griselda ka blerë diçka dhe më pas sipas kërkesës së Griseldës e ka dërguar këtë të fundit, tek Hotel Broadway, që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë. Griselda ka bërë pagesën e taksisë dhe më pas shoferi është larguar”.
Mjeku i qendrës “Ikeda”: Griselda nuk ka qenë shtatzëne
Çështja e shumë debatuar gjatë 24 orëve të fundit, nxjerr në pah dhe të vërteta të tjera. Hetimet vënë në dukje se Griselda Roshi nuk ka qenë shtatzënë, e qe ka mashtruar familjarët, por dëshmia e saj për rrëmbimin ka qenë një sajim. Kësaj deklarate i mëshon dhe mjeku i klinikës private “Ikeda”. Mjeku Shuaip Beqiri, ka konfirmuar ditën e djeshme se 28-vjeçarja ishte paraqitur në këtë klinikë me një identitet të rremë, konkretisht me emrin Erisa Avnimulaj. Në klinikën private ku ajo është shtruar, i është bërë vetëm një serum dhe mjekët kanë deklaruar në polici se 28-vjeçarja nuk ka qenë shtatzënë.
Griselda,,,,dole me e shkathet se bashkeshorti jot moj vajze…ke shume premisa te mira per ne hollywod meriton cmimin nobel per regjizorja dhe protagonistja me e mire ne kete film…vetem nje gje doja te kuptoja si ky zoti Roshi qe do kujdeset per Kavajen nuk ka shkuar te shihe nje ekografi te femijes se tij…nejse…