Home Kosova Tadiç njeh Kosoven e pavarur

Tadiç njeh Kosoven e pavarur

769
0

Kryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish president i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar të mërkurën për revistën “Globus” të Zagrebit se Serbia në njëfarë kuptimi e ka konfirmuar realitetin se Kosova është e mëvetshme e madje edhe gjatë negociatave nuk ka pasur qëllim që Kosovën ta bëjë jo të pavarur veçse ka dëshiruar ta definoj kornizën juridike të asaj mëvetësie.

Ai, gjithashtu ka thënë aw sikur të ishte në vend të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të shkonte në Vukovar e Srebrenicë dhe ka cekur se idetë serbomëdha nga mendimet dhe fjalët e Nikoliqit duhet të flakën”, dhe ka shtuar se tek Nikoliq kanë ndodhur disa ndryshime të cilat ai duhet t’i konfirmojë edhe me vepra.

Duke folur mbi Kosovën, Tadiç ka thënë Sipas fjalëve të tij, Serbia më nuk ka kurrfarë institucione apo instrumente me të cilat do ta drejtonte çfarëdo procesi në Kosovë.

Duke cekur se Kosova dhe aleatët e saj kanë strategjinë e hapave të ngadalshëm drejtë pavarësisë së plotë, Tadiç ka thënë se ky interes me të cilin do të përmbushej objektivi i shqiptarëve në Kosovë është legjitim dhe askush nuk mund ta mohoj.

“Por Serbia ka interesat e veta në Kosovë ku kemi qytetarët tanë, përmendoret tona kulturore dhe integritetin tonë shtetëror. Këtë nuk guxojnë ta harrojnë as shtetet tjera të rajonit, sepse nëse pranohet demontimi i integritetit të Serbisë atëherë herët a vonë mund të demontohet i tërë rajoni”, është kërcënuar Tadiq.

Pyetjes nëse e konsideron politikën e vet të dështuar sepse Serbia tani nuk e ka as Kosovën as BE, Tadiç ka shfaqur bindjen se Serbia mund ta ketë edhe njërën edhe tjetrën, por për asnjë çast nuk ka menduar se Serbia do ta integrojë hapësirën e Kosovës sipas mënyrës siç ka qenë në kohën e Millosheviqit.
Tadiq nuk është i sigurt se koalicioni i cili tash po e përgatit formimin e qeverisë së re të Serbisë do të arrijë marrëveshje rreth çështjeve ekonomike…bashkëpunimit rajonal e Kosovës…

“Nuk mund të arrihet konsensusi kombëtar rreth Kosovës sepse Nikoliç e Daçiç takojnë politik të njëjtë politik, e konsensusi arrihet midis dy poleve të ndryshme politike” ka cekur Tadiç. “Konsideroj se në dialogun demokratik duhet gjetur zgjidhje e cila do të merr parasysh interesat e të dy palëve.
Edhe më tutje besoj se Kosovës nuk duhet qasur sipas logjikës së fituesit dhe humbësit” ka përfunduar ish presidenti serb Tadiç për resitën “Globus” të Zagrebit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here