1. Tensioni i lartë i gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft serioze gjatë stinës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin. Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës.
Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore. Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.
Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre. Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e krizave dhe të infarktit.
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet këto simptoma:
-Dhimbje koke
-Marramendje
-Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
-Pagjumësi
-Urinim i shpeshtë
-Etje e madhe
-Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
-Rekomandime
-Humbisni peshën e tepërt
-Shëtisni
-Lini duhanin
-Kontrolloni stresin
-Mbani regjim të rregullt ushqimor
-Preferoni frutat dhe zarzavatet
-Rregulloni temperaturën e shtëpisë
2. Tromboza
Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Këshilla mbërrin nga kirurgët e shoqërisë italiane të kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar.
“Patologjitë e vjetra zakonisht përkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktorët predispozues përfaqësohen nga disa sëmundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave të kuqe të gjakut, për të kaluar te problemet që shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga sëmundjet e imunitetit dhe tumorale. Në veçanti, trombozat arteriale janë më të fshehura.
Janë të shumtë studimet që mbështesin rolin e “inspissatio sanguinis” në shfaqjen e këtyre trombozave. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj periudhe të vitit kërkohet një kujdes i jashtëzakonshëm për parandalimin e këtyre problemeve. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga rastet klinike të paraqitura ndër vite, ka rezultuar se ekziston një lidhje e ngushtë mes nxehtësisë dhe shtimit të numrit të rasteve me këtë patologji.
Rregullat antitrombozë
-Pini vazhdimisht ujë, deri në 2 litra në ditë, në mënyrë që të arrini ta bëni gjakun më fluid
-Nëse djersini shumë, përdorni përbërës të kripës
-Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta
-Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nëse dielli është i nxehtë
-Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumërat
-Për personat e predispozuar këshillohet përdorimi i antikoagulantëve, por gjithmonë nën rekomandimin e mjekut specialist
3. Zemra
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë rriskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme.
Ja pesë strategjitë nga mund t’ia nisni: Mos pini duhan! Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rriskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rriskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç.
Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni fasulet dhe thjerrëzat në vend të mishit.
Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët. Ruani peshën normale. Mbipesha është e rrezikshme. Bëni rregullisht ekzaminime. Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni.
4. Infarkti
Mbi 25 për qind të njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës.
Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit të yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit të arterieve, duke bërë që të formohen mpiksjet e gjakut (trombët) të cilat e mbyllin arterien. Nëse furnizimi me gjak ndërpritet disa minuta, pason vdekja. Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit.
Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbërë nga pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale.
Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe shqemet, por në kokrra të plota. Kontrollimi i porcionit do të ndihmojë që të keni në dorë peshën tuaj. Kur të gatuani mos hidhni gjysmën e orizit në tenxhere, por duhet ta matni atë. Shmangni lëngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nëse mund të braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierë ndërmjet jush edhe ushqimit. Jeni të ngopur, por nuk jeni aq sa të keni nevojë të shkopsitni pantallonat.
5. Qarkullimi i gjakut
Lëng i kuq në vena i domosdoshëm për jetën tek njerëzit dhe kafshët e rendit më të lartë që mbart oksigjen, lëndët ushqyese etj. përbrenda trupit dhe mban në marrëdhënie me njëri-tjetrin qelizat aktive dhe indet e trupit; ndonjëherë quhet kështu edhe lëngu me funksion të ngjashëm tek kafshët e rendit më të ulët. Lidhja e vazhdueshme që mundëson gjaku midis qelizave aktive dhe indeve të trupit furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme, përfshirë acidin karbonik, të cila kalojnë nga indet ne gjak. Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë.
Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Pirja e një deri në dy gota uji esëll në mëngjes është kuruese, sepse te gjitha helmet që janë formuar natën ne gjak pastrohen. Sekrecionet e shumë gjëndrave të trupit kalojnë nëpërmjet gjakut në indet e ndryshme që janë të destinuar të influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor në mbajtjen konstante të temperaturës së trupit në pjesë të ndryshme të tij.
Nga neuropërcjellësi katekolaminë varet kontrolli i trysnisë së gjakut. Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (në reaksion) e me një erë të dobët por karakteristike. Përbëhet nga një likuid transparent, ngjyrë të verdhë të hapur i quajtur plazma ose liquor sanguinis, në të cilin ”notojnë” një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe të kuqe e plateletet e gjakut.
6. Dhimbja e gjoksit
Çdo person me moshë 40 vjeç e lart, që ankohet për dhimbje gjoksi duhet të kërkojë ndihmën mjekësore, sepse këto dhimbje mund të kenë origjinë nga sëmundje të zemrës që përbëjnë dhe një urgjencë mjekësore të padiskutueshme, neurologjike (nervore), dhimbje të muskulaturës (mialgji), për shkak të sëmundjeve të mushkërive. Dhimbjet e gjoksit, të shkaktuara nga sëmundje të zemrës kanë këto karakteristika: shtypëse, shpuese, gërryese, shtrënguese.
Ato gjithashtu shoqërohen me shenja dytësore si: ndjenjën e frikës, djersë trupore, zbehje. Kohëzgjatja e dhimbjes mund të jetë 2-10 minuta, por mund të jetë edhe më e zgjatur, me ndërprerje ose jo. Masat që duhet të merrni në këtë rast është të bëni pushim absolut, duke ndërprerë çdo lloj aktiviteti, qoftë fizik apo mendor. Angina është një dhimbje gjoksi ose një shqetësim i cili ndodh kur muskuli i zemrës nuk merr mjaftueshëm gjak. Angina mund të ndihet si një dhimbje shtrënguese në kraharor. Dhimbja mundet, gjithashtu, të ndodhë ose të përhapet edhe në shpatulla, krahë, qafë, grykë ose në shpinë.
Shumë njerëz me angina pektoris kanë sëmundje të arterieve koronare, me ngushtim të arterieve si rrjedhojë e aterosklerozës. Kur arteriet janë ngushtuar rrjedhja e gjakut për në zemër reduktohet. Format më të shpeshta të angines janë angina e qendrueshme dhe ajo e paqëndrueshme. Një formë më pak e hasur është angina që është quajtur angina variant (e luhatshme). Angina e qëndrueshme është dhimbja e gjoksit apo shqetësimi i cili ndodh kur zemra është duke punuar më shumë se zakonisht.
Dhimbja e anginës së qëndrueshme kalon kur personi qëndron, qetësohet, apo merr medikamentin për anginën. Ilaçet e anginës, siç janë nitritet, ndihmojnë në zgjerimin dhe qetësimin e arterieve. Në këtë mënyrë mund të shkojë më shumë gjak për në zemër. Angina e paqëndrueshme është një gjendje shumë e rrezikshme e cila kërkon një trajtim urgjent. Angina e paqëndrueshme është një shenjë që tregon se infarkti i miakordit mund të ndodhë shpejt. Angina e paqëndrueshme mund të ndodhë pa shtim të aktivitetit fizik. Kjo anginë nuk lehtësohet nga të qëndruarit në qetësi ose mjekimi. Angina variant shkaktohet nga një spazëm në një arterie koronare.
Spazma shkakton ngushtim të mureve të arterieve. Ky ngushtim i arterieve pakëson ose ndalon rrjedhjen e gjakut për në zemër. Diagnostikostikimi i anginës bazohet në anamnezën personale, familjare egzaminimin fizik dhe rezultatet e testeve të ndryshme kryesisht EKG-së. Kur ilaçet dhe ndryshimi i stilit të jetës nuk e kontrollojnë anginën, atëherë mund të nevojiten procedura të posaçme. Angioplastika dhe byipass-i i arterieve koronare janë dy procedurat më të zakonshme që përdoren për të trajtuar
7. Hemorragjia cerebrale
Në kushtet normale djersa që nxjerrim gjatë motit të nxehtë na mban të freskët kur ajo avullohet nga sipërfaqja e lëkurës. Megjithatë, në ditët jashtëzakonisht të nxehta, ose kur e ushtrojmë trupin më shumë se ç’duhet, ky sistem mund të mos funksionojë dhe temperaturat e trupit mund të rriten në nivele shumë të rrezikshme. Kjo çon në hemorragji cerebrale. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh, ngërç të muskujve, por mund të ketë dhe rrezik për jetën. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme kur simptomat shfaqen shumë shpejt, nëse ne nuk u kushtojmë vëmendje shenjave më të hershme, dhe me shumë pak paralajmërim. Njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët i ra pika ose i plasi gjaku në tru. Kryesisht ndodh në moshat mbi 60 vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja.
Shenjat kryesore që i sëmuri paraqet janë: nuk flet (nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë), ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon); Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën); Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën; Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme; Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin; Të vjella. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë.
Kur i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, ç’rregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësore për ti paraprirë paralizës. Të kontrollohet rregullisht tensioni tek të sëmurët me tension të lartë sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.