Home Aktualitet Shullazi deshmon ne polici: Skam konflikte. PD nxjerr foton e Serjanit te...

Shullazi deshmon ne polici: Skam konflikte. PD nxjerr foton e Serjanit te selia PS

754
0

pajtim-serjani1Një ditë pas përleshjes me armë që ndodhi në Tiranë, Partia Demokratike ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto të Pajtim Serjanit, njërit prej të plagusurve pranë “Rrugës së Kavajës”, duke thënë miku i Shullazit është fotografuar pranë selisë së PS-së, aty ku sulmohet opozita shqiptare.

“Pajtim Serjani, miku i Shullazit i përfshirë mbrëmë në përplasjen e bandave, i fotografuar në hyrjen kryesore të Partisë Socialiste, aty ku mbrohet krimi e sulmohet opozita me deklarata si ato të deputetit Bushati sot.”,-shkruhet në komentin e shkurtër në faqen e PD-së në “Facebook”.
Ndërkaq, pas këtij publikimi, reagoi edhe zyra e shtypit e Partisë Socialiste.
Me anë të një njoftimi të shkurtër, PS thotë se “fotografia dhe komenti i PD-së që lidh të plagosurin e ngjarjes së mbrëmshme me Partinë Socialiste, është një ndër shprehjet më të dëshpëruara të një opozite pa vizion, pa program, pa lider”. Sa më shumë PD përshkallëzon këtë politike balte thotë PS, “aq më e qartë bëhet për ne se nuk ia vlen as t’i pergjigjesh kësaj opozite që nuk do dialog, nuk do debat, nuk do zhvillim po vetëm grindje dhe baltë”.

Më herët, pas përleshjes mes bandave rivale mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosën tre të tjerë, mes tyre Emilajno Shullazi dhe një efektiv policie, policia e kryeqytetit shoqëroi rreth 50 persona në komisariat.

Burime nga policia thonë se operacioni i kërkimit është përqendruar në periferi të Tiranës, si dhe në zonën ku ndodhi vrasjaë e mbrëmshme, kryesisht në zonat: Berxhullë, Kashar, “Rruga e Rinasit”, “Rruga e Kavajës” dhe “21 Dhjetori”.

Më herët, Emiljano Shullazi, i cili i shpëtoi atentatit të mbrëmshëm në dëshminë e tij për prokurorët ka bërë të paditurin për gjithë sa ndodhi.

Ai ka thënë se ka qenë duke u kthyer nga Fushë Kruja për në banesën e tij, kur në Kashar është gjendur përballë një breshërie armësh, që u zbraz mbi makinën me të cilën ai dhe miku i tij ishin duke lëvizur.

“Nuk kam konflikte me njeri, nuk kam asnjë dyshim se kush mund të ketë qëlluar”- ka thënë ai. Pyetur për armët që janë gjendur pranë makinës së tyre, e për të cilat edhe u shoqëruar në polici, me akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’ ai ka thënë se nuk ka asnjë dijeni rreth tyre. “Nuk kam asnjë dijeni, në makinën tonë nuk kishim armë, mund të jenë të atyre që qëlluan apo të personave të tjerë”- mësohet të ketë thënë ai.

Po ashtu, Shullazi ka mohuar të kishte dijeni edhe për ngjarjen tjetër te Rruga e Kavajës ku mbeti i vdekur atentatori, 42 vjecari Arjanit Sterjo.

Shoqerohet Shullazi, akuzohet për ‘Armëmbajtje pa leje’

Shoqërohet në polici Emiljano Shullazi, i cili bashke me mikun e tij, Dani, mbeten të plagosur një natë më parë në tentativen për t’i ekzekutuar.

Ata janë shoqëruar, pas marrjes së mjekimit në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndaj tyre policia ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Kjo, sepse prane makines me te cilen udhetonte Shullazi jane gjetur municione.

Paraditen e sotme, ai është shoqëruar nga ambientet e spitalit, me nje makinë policie, drejt Drejtorise se Policise.

Burime nga policia bejne me dije makina me te cilen udhetonte Shullazi ishte ne pronesi te shtetasit Tahir Berisha, i cili ia kishte dhene kusherit te tij, SH. Berisha, banore te Shkallnuerit. Ky i fundit ka pranuar se i ka dhene automjetin Shullazit.

Policia zbardh dy atentatet: U tentua ekzekutimi i Shullazit. Viktima do vriste 4 persona, arrestohet polici i plagosur

Policia e Tiranës zbardh detaje nga përplasja e mbremshme mes bandave rivale, ku mbeti i plagosur Shullazi dhe u ekzektua 42-vjecari Arjanit Sterio.

Duke sqaruar rrjedhen e ngjarjeve, per perplasjen te Rruga e Kavajes, policia ben me dije se viktima ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit : Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, Denis Reshat Ramani, 28 vjeç, Ditmir Dilaver Reçi, 33 vjeç dhe Roland Besnik Meta, 37 vjeç, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale.

“Fillimisht, është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi Pajtim Serjani, i cili menjëherë pas ngjarjes është transportuar për në Spitalin Universitar Tiranë”- sqaron policia.

Ndërkohë, gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë Roland Meta.
Policia ben me dije se nga një analizë e hollësishme e bërë, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjësit të policisë është bërë dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 – copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9mm, 3 -copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri Bereta si dhe automjeti me targë AA417 KU.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të « Vrasjes me dashje ».

Atentati ndaj Shullazit, policia: U tentua ekzekutimi i tij

Ende pa autor tentativa per ekzekutimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. Policia e Tiranes sqaron se mbrëmë rreth orës 19.30, në fshatin Bërxullë Tiranë, në afërsi të mbikalimit Kashar, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, të cilët përgjatë momenteve të ngjarjes po udhëtonin me automjetin e tyre, tip Golf 4, me targë AA629HR.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur shtetasi Emiljano Hajdar Shullazi, 36 vjeç dhe Gilmando Nesim Dani, 36 vjeç, të cilët janë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes, u formua grupi hetimor të cilët kryen veprimet e para hetimore, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbatje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22 dhe 278/4 i Kodit Penal.

PD: Bandat që u përplasën kanë lidhje me qeverinë

Arben_Ristani

Partia Demokratike reagoi sot pas ngjarjeve të mbrëmshme në kryeqytet ku pas një përplasje mes bandash, një person vdiq dhe tre u plagosën.

“Ngjarja e mbrëmshme që ka tronditur qytetarët e Tiranës, e nxori lakuriq Kryeministrin dhe Ministrin e tij të rendit, pas mburrjes së tyre me shifra kot, me statistika të sajuara, që nuk i hyjnë në punë askujt. Ramën dhe Tahirin nuk i beson më njeri, sidomos për rendin dhe sigurinë, pasi qytetarët po shohin çdo ditë se krimi sa vjen e rritet, rendi sa vjen e bie, pasiguria për jetën e për pronën sa vjen e shtohet”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Sipas tij “dihet botërisht se banda e përplasjes së përgjakshme, ka lidhje me qeverinë. Por përfshirja fizike në këtë histori e një efektivi të policisë, është një fakt i rëndë, kompromentues, që bën përgjegjës drejtpërdrejt Saimir Tahirin, që bën përgjegjës shefin e Tahirit, Edi Ramën”.

Shullazi plagoset pas përplasjes mes bandave rivale në Tiranë, ekzekutohet “vrasësi me pagesë”

Një përplasje me armë mes grupeve rivale në Tiranë përfundoi me një bilanc të rëndë mbrëmjen e djeshme.

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, mes tyre edhe Emiljano Shullazi, personazh i njohur në kryeqytet. Episodet e të njëjtës ngjarje ndodhën në një diferencë kohore prej 15 minutash nga njëra-tjetra dhe në vende të ndryshme, por sipas Policisë kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka nisur me një atentat te Rruga e Kavajës, në rrugicën “Islam Alla”. Pas një sulmi me armë ndaj tre vetave, aty mbeti një i vrarë (dyshohet autori i atentatit) dhe dy persona të plagosur, teksa i treti nuk u kap nga policia, por nuk ka shkuar as në spital.

Vazhdimi i kësaj përplasjeje ndodhi disa minuta më vonë. Sipas Policisë, atentati ndaj Emiljano Shullazit erdhi si pasojë e përplasjes së armatosur në Tiranë. Rreth 15 minuta më vonë, në rrugën e Rinasit, disa metra sa kalon Qafën e Kasharit u regjistrua përplasja e dytë.

Aty mbeti i plagosur Emiljano Shullazi, i cili po kthehej nga Fushë–Kruja në Tiranë me makinën tip “Golf”, me targë AA 649 HR, pasi ishte lajmëruar për plagosjen e mikut të tij, Pajtim Serjani, te Rruga e Kavajës. Persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri automatike nga makina në makinë. Automjeti i Shullazit ka dalë nga rruga dhe përfundoi disa metra në një tokë bujqësore në anë të saj.

Fillimisht një atentat me armë zjarri u raportua se ndodhi në Qafë-Kashar ndaj Emiljano Shullazit.

Burime nga policia thanë se Shullazi është ndjekur nga dy automjete të tjera të cilat kanë qëlluar mbi të gjatë drejtimit të automjetit dhe më pas, makina e tij ka përfunduar në kanal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here