Home Kosova Serbët i vënë flakën pikës doganore në Jarinje e Bërnjak

Serbët i vënë flakën pikës doganore në Jarinje e Bërnjak

832
0

Serbët i kanë vënë flakën pikës doganore numër 1 në Jarinjë, në kufirin Kosovës-Serbi. Ndërkohë mësohet se ekstremistët serbë, rreth orës 21:49 të mbrëmjes së sotshme kanë djegur objektet përrreth pikës kufitarë mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat bëjnë me dije se kjo është djegia e dytë e kësaj pike doganore, pasi pas shpalljes së pavarësisë serbët në shenjë proteste kanë djegur pikën doganore numër 1 në jarinje dhe pikën 31 në Bërnjak të Zubin Potoku.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler, nga pika kufitare në jarinjë deklaroi sot se forcat speciale të policisë kosovare janë tërhequr nga veriu dhe se në pikën 1 dhe 31 ka vetëm polic të thjeshtë shqiptarë dhe serbë.

“Për bartjen e njësive speciale nuk ka marrëveshje”,- ka deklaruar Bühler.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here