Home Aktualitet Një portret me pilula dhe tableta për Amy Winehouse

Një portret me pilula dhe tableta për Amy Winehouse

503
0

Një portret i Emi Uajnhauz është ekspozuar gjatë ditës së sotme në Londër. I përbërë nga 5000 pilula në formë mozaiku, portreti ka përmasat 17 x 21 inch dhe është realizuar nga artisti Xhejson Majser në nder të këngëtares jetëshkurtër.

Edhe pse ngjajnë si ilaçe, 5 mijë pilulat e përdorura janë karamele të sjella tek artisti nga fansat dhe shoqet e Emit.

“Shumë fansa madje më kanë dërguar karamele për të realizuar portretet e tyre por unë ende nuk i kam përfunduar. Ruaj akoma një kuti këpucësh plot me tableta dhe pilula të ëmbla për të realizuar portretin e Pamela Anderson, si dhe një letër që Paris Hilton më ka dërguar nga burgu.”, u shpreh Majser për “Telegraf”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here