Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka votuar në orën 11:00 në Qendrën e Votimit në Surrel. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, ai i është drejtuar kutisë së votimit. E teksa hidhte votën e tij, numri një i qeverisë Rama është shfaqur i buzëqeshur me dy gishtat lart.
Pas votimit, ai në një prononcim të shkrutër për mediat është shprehur: “Fillimisht uroj Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët. Unë jam besimplotë se do të kemi një ditë të bukur.”